“Shpresa e Re” në Tetovë ka dhuruar falas 1000 bukë për tre ditë, aksioni vazhdon

Për vetëm tre ditë, shoqata humanitare “Shpresa e Re” në Tetovë ka arritur të shpërndaje mbi 1000 bukë, për të gjithë ata të cilët janë prekur më shumë ekonomikisht si pasojë e virusit korona. Naser Asani nga kjo shoqatë tha se në këtë formë e përmbush shpirtin me kënaqësi, kurse njerëzve ju del në krah kur ata kanë më shumë nevojë, njofton Portalb.mk.

Asani tha se që nga momenti kur u mbyllën bizneset si pasojë e pandemisë korona, menjëherë menduan së bashku me anëtarët tjerë të shoqatës për formën në të cilën ata do të ndihmojnë njerëzit në nevojë, e kështu filloi aksioni për shpërndarjen e bukëve falas.

“Prej kur u mbyllën të gjitha bizneset ne ishim të vetëdijshëm për situatën e cila do të krijohej në vend  dhe se shumë njerëz do të pësojnë ekonomikisht përveç pjesës shëndetësore. Ne vendosën ta ndërmarrim këtë aksion humanitar, për shkak se të gjithë e dimë se çdo fëmijë kur zgjohet në mëngjes gjeja e parë që e kërkon është buka, andaj të paktën kjo nuk duhet të mungoje në tavolinat e gjithsecilit” tha Naser Asani nga Shoqata Humanitare “Shpresa e Re”.

Nuk ishte pandemia ajo që e hapi këtë shoqatë, sepse e njëjta ekziston tash shumë kohë dhe do të vazhdoje me aksionet humanitare edhe pas pandemisë, kështu tha Asani, i cili shtoi se njerëzit gjithmonë kanë nevojë për ndihmë.

“Ne, si shoqatë e kemi shumë të rëndësishme të ndihmojmë në kohëra të vështira si kjo e virusit korona apo çfarëdo krize që mund të krijohet në shtet. Megjithatë, ne funksionojmë tash një kohë të gjatë dhe në këtë formë do të vazhdojmë edhe pas pandemisë, sepse konsiderojmë se njerëzit kanë nevojë për ndihmë gjithmonë” shtoi Naser Asani.

Aksioni "Bukë falas për të gjithë".
Aksioni “Bukë falas për të gjithë”.

Ndryshe, aktiviteti “Bukë falas për të gjithë ata që kanë nevojë” ka filluar tash tre ditë dhe janë dhuruar 1000 bukë për familje të ndryshme të këtij rajoni. Asani tha se kjo shoqatë funksionon momentalisht me fondin e vet, i cili kryesisht donacionet i ka nga qytetarë të ndryshëm. Ai bën thirrje deri te të gjithë personat që kanë mundësi të ndihmojnë, për shkak se siç tha ai, këto kohëra janë për solidaritet sa më të madh mes njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button