Ministria e Jashtme: Deri më tani kthim i organizuar i 1842 shtetasve të RMV-së

Ministria e Punëve të Jashtme informoi se, deri në orën 14 sot në organizim të tyre  është bërë riatdhesim i 1842 shtetasve të Maqedonisë së Veriut. Aktivitetet janë realizuar pas thirrjes për paraqitje të shtetasve të MV–së që mbetën jashtë vendit dhe evidentimit të tyre me qëllim kthimin në vend, si dhe pas thirrjes publike për organizimin e transportit me aeroplan, por edhe përmes karvaneve humanitare, njofton Portalb.mk.

Siç bëri të ditur MPJ-ja, prej 1842 personave, 1097 janë riatdhesuar nga pesë vende (Malta, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Austria) me shtatë aeroplanë  edhe atë nga: Valeta,  Zagrebi,Lubjana, Munihu, Berlini, Boni-Kelni, Vjena, ndërsa 150 qytetarë me tre karvane humanitare (autobusë dhe automobila) nga Mali i Zi, Sllovenia dhe Stambolli.

“446 shtetasve tanë iu ishte ofruar ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme përmes udhëzimeve ose sigurimin e lejeve për kthimin e tyre përmes aeroporteve në Sofje, Selanik, Stamboll dhe Tiranë. Me procedurë të rregulluar, në komunikim me organet serbe, leje përmes MPJ-së, shtohet, iu ishin dhënë 145 shtetasve tanë që t’i kalojnë kufijtë serbë që të kthehen në vend. Sot në orët e mbrëmjes është planifikuar kthimi i rreth 160 shtetasve tanë nga Bazeli sipas paralajmërimeve, ndërsa sipas konkluzioneve të Shtabit të Krizës dhe Qeverisë, MPJ do të dalë me informacione shtesë për aktivitetet e ardhshme të planifikuara”, qëndron në komunikatën e MPJ-së.

Nga kjo ministri, po ashtu, është mundësuar riatdhesim edhe i më shumë se 400 shtetasve të huaj të cilët nga Shkupi kthehen në vendet e tyre, në mesin e të cilave: Austria, Australia, SHBA-ja, Çekia, Hungaria, Sllovakia, Zvicra, Italia,Franca, Kroacia,Mali i Zi,Kosova,Malejzia dhe të tjera.

Qytetarët kishin mbetur jashtë vendit, për shkak të mbylljes së kufijve dhe aeroporteve, si masë e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së mëtejmë të virusit korona. 

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button