RMV, Inspektorati konfirmoi shkelje lidhur me pamundësinë e mbrojtjes shëndetësore në rastin me pacienten nga Struga

Vazhdon akoma mbikëqyrja inspektuese në spitalin e përgjithshëm në Ohër, ku gjatë fundjavës nuk është pranuar pacientja 66 vjeçare nga Struga, e cila më vonë ka ndërruar jetë në Shkup nga virusi korona. Gjatë ditës së sotshme, duhet të jetë gati i gjithë raporti, por ajo që deri më tani kanë konfirmuar inspektorët është se ka shkelje në raport me dhënie e mbrojtjes shëndetësore ndaj pacientit, shkruan NOVA TV, transmeton Portalb.mk.

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor dhe atij Sanitar, Irinka Sotirava, informoi sot se, akoma po merren deklarata nga të gjithë ata që kanë punuar atë ditë apo ditën vijuese në Klinikën për sëmundje infektive në Ohër.

“Bëhet fjalë për një person nga personeli shëndetësore i cili ka qenë kujdestar kur është sjellur për kontroll pacientja. Është e vërtetë se mjeku amë i ka dhënë udhëzim. Për të gjitha pyetjet tjera, do të përgjigjem dhe do ta informoj ministrin për raportin që do të jetë gati sot”, deklaroi Sotirova në konferencën e sotme për media.

Ajo theksoi se, përgjegjësia do të konfirmohet nga ana e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Inspektorati Shëndetësor.

Pacientja 66 vjeçare nga Struga, pasi ka vërejtur simptoma të virusit korona ka porositur testin për virusin më 24 mars përmes mjekut amë. Mostra është marrë në 26 mars, dhe rezultatet mbërritën ditën e nesërme. Për shkak të gjendjes së përkeqësuar të menjëhershme të pacientes, mjeku amë menjëherë ka rekomanduar shtrimin në spital në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Ohrit, por pacientja nuk u pranua në spital. 66 vjeçarja më pas ka ndërruar jetë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paralajmëroi dje se, drejtoresha e Spitalit të Ohrit nesër do të shkarkohet për shkak të këtij rasti.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button