Filipçe raportoi për zhvillimet e fundit rreth virusit korona, 285 numri i të infektuarëve nga virusi në RMV

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në RMV sot në konferencën për media në ora 18:00 njoftoi qytetarët me zhvillimet e fundit në lidhje me virusin korona në RMV, transmeton Portalb.mk.  

Ai sqaroi se testet e reja të virusit korona akoma nuk kanë ardhur.

“20 mijë teste që janë donacion tashmë janë rrugës, plus 5 mijë teste që janë donacion nga laboratori i vendit”, deklaroi Filipçe.

Filipçe raportoi edhe për testimin e 46 punëtorëve të Institutit për rehabilitim dhe 6 pacientë. Në testim, 8 motra medicinale kishin rezultuar pozitiv, si dhe dy pacientë. Ai sqaroi se sot janë testuar edhe 16 pacientë.

“Drejtor i ri në Ohër është kirurgu Goran Balevski. Gjithashtu falënderoj drejtoreshën e deritashme”, deklaroi Filipçe. Shkarkimi drejtoreshës së Klinikës në Ohër, Sllavica Maleskai erdhi për shkak reagimeve për mostrajtim adekuat të pacientes së prekur nga virusi korona, tashmë të ndjerës 66 vjeçare nga Struga.

Ai gjithashtu raportoi edhe për një paciente që ka ndërruar jetë në Spitalin e Strugës, por akoma te e ndjera nuk ka rezultatet për testimin e virusit korona.

Nga 26 rastet e reja, sqaroi se 19 pacientë janë nga Shkupi (19), Dibra (1), Kumanova (3), Tetova (1), Prilep (1) dhe Kriva Pallanka (1)

**************************************************************************************************************************

Edhe një pacient 79 vjeçar nga Dibra ka ndërruar sot jetë në klinikën e Shkupit nga virusi korona. Pacienti është diagnostifikuar pozitiv me virusin korona më 23 mars, ndërsa pasi gjendja e tij është përkeqësuar, më  25 mars është hospitalizuar në klinikën në Shkup, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 26 raste të reja, ndërsa 9 pacientë janë shëruar.

“Sot në klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup janë shëruar 9 pacientë (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi) të cilët në dy teste për virusin korona kanë pasur rezultate negative. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe ata janë lëshuar në shtëpi. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 raste të reja me virusin korona në vend. Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID 19 sot deri në orën 12:00 ka shkuar në 285 persona”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se më vonë gjatë ditës së sotme, do të japin edhe të dhënat për numrin e të infektuarve nëpër qytetet e Maqedonisë së Veriut.

Numri i të infektuarëve nga virusi korona deri në orën 12 është 285, 7 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 12 janë shëruar.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button