RMV, Sindikata e gazetarëve prolongoi konkursin për “Çmimin e BE-së për gazetari hulumtuese”

Sindikata e Pavarure e Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, ka shtyrë për më vonë gjatë këtij viti konkursin për “Çmimin e Bashkimit Evropian për gazetari hulumtuese”, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë dhe masat që ndërmerren në vendin tonë, Sindikata e Pavarur e gazetarëve dhe të punësuarve në media, njofton të gjithë gazetarët se, konkursi shtyhet për afat të pacaktuar, përkatësisht deri në përfundimin e pandemisë dhe ndërprerjes së masave restriktive me qëllim parandalimin e përhapjes së tij. Për shkak se afati fillestar për aplikim ishte më 1 prill, ndërsa në postën tonë elektronike veç më kanë ardhur më shumë aplikime, i informojmë të gjithë ata të cilët tash më janë paraqitur se, aplikimi i tyre është i vlefshëm dhe do të merret parasysh gjatë hapjes së serishme të konkursit”, thuhet në kumtesën e kësaj sindikate.

Maqedonia e Veriut më 18 mars shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të epidemisë së virusit korona, Deri më tani kanë ndërruar jetë 6 persona nga virusi korona, ndërkaq 3 të tjerë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më tani është 259 persona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button