RMV, Gjoba për dy qytetarë që nuk respektuan masat për mbrojtje nga virusi korona

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar propozime për përgjegjësi penale kundër dy personale për shkak të kryerjes së veprave penale  –  mosrespektim të masave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë, njoftuan nga Prokuroria Publike, përcjell Portalb.mk.

“I akuzuari i parë më 18 mars, në vendkalimin kufitar Deve Bair, duke u kthyer nga Bullgaria, ka nënshkruar deklaratë se do të vetë izolohet në shtëpinë e tij në Krushopek në  kohë prej 14 ditësh. Por, nuk ka vepruar në bazë të masave dhe urdhrave të Qeverisë me të cilat përcaktohen masa për përhapjen apo parandalimin e sëmundjes infektuese KOVID-19. Më 19 mars, gjatë kontrollës policore, i akuzuari 42 vjeçar nuk është gjetur në shtëpinë e tij”, thanë nga prokuroria.

Po ashtu, nga kjo prokurori informuan se i akuzuari i dyrë, më 24 mars në orën 23:50 nuk ka respektuar vendimin për ndalës dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në territorin e Maqedonisë së Veriut, të miratuar me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit korona.

“Me automjetin e udhëtimit “Volsvagen golf” ka lëvizur në rrugën lokale nga Kondova drejt Sarajit. Gjatë tentimit që të kontrollohet nga ana e nëpunësve policor, i akuzuari 29 vjeçar, nuk është ndalur dhe ka vazhduar të lëvizë”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Prokurori kompetent  i ka propozuar Gjykatës Themelore Penale që dy të akuzuarve t’ju shqiptohet dënim me të holla me nga 100 gjoba ditore, me çka shuma e një gjobe ditore të jetë 20 euro në kundërvlerë të denarit.

Ndërkohë, MPB njoftoi sot se, në lidhje me ndalesën e lëvizjes gjatë 24 orëve të kaluar, është evidentuar se në nivel të shtetit 242 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizjes, gjatë së cilës 95 persona janë arrestuar, 37 janë paralajmëruar, ndërkaq për të tjerët janë përgatitur procesverbale.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button