Flamuri i Maqedonisë së Veriut filloi të valëvitet në selinë e NATO-s, Stoltenberg: Moment historik

Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut u zhvillua në selinë e NATO-s në Bruksel, moment të cilin sekretari i NATO-s, Stoltenberg e vlerësoi si moment historik, transmeton Portalb.mk.

“Ky është moment historik për Maqedoninë e Veriut që vjen pas vitesh përkushtim dhe angazhim për reforma”, tha Stoltenberg, duke e vlerësuar si ditë për stabilizim, siguri dhe paqe të tërë rajonin.

Ceremonia e ngritjes së flamurit mbahet njëkohësisht në të njëjtën kohë në selinë e Komandës së Bashkuara për Operacione (Shape – Mons) dhe në selinë e Komandës së Bashkuar të NATO-s për transformime në Norfolk, Virxhini.

Ceremonia solemne e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut para selisë së NATO-s në Bruksel, përmes video-lidhjes në Shkup e ka ndjekur kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski.

Ndryshe, më 27 mars në Uashington u dorëzua instrumentin për ratifikimin e Marrëveshjes veriatlantike në Stejt Departamentin në SHBA, me çka RMV-ja edhe zyrtarisht u bë anëtarja e 30-të në NATO.

LEXO: Maqedonia në NATO: Çfarë marrim, çfarë japim dhe si vazhdon më tutje?
LEXO: Presidenti nënshkroi Instrumentin për anëtarësimin përfundimtar në NATO: Na qoftë me fat
LEXO: Reagimi i partive politike pas zyrtarizimit të anëtarësimit në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button