Roma shkatërron Milanin

Me një fillim energjikë, Milan fillon të bëjë gabime që në pjesën e parë! Me një mbrojtje katastofike Roma që në minutën 13’ kaloi në përsi, ishte Burdisso që shënoi me kokë.

Në minutën 23’ Osvaldo sërish shënon me kokë në mbrojtjen e përgjumur rosonere!

Kur gabimet e mbrojtjes vazhdonin edhe Roma vazhdonte të shënonte, vetëm minuta 30’ dhe Lamela shënoi për 3-0. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë dukë pritur një rikthim të Milanit, ndodh e kundërta dhe Lamela sërish shëonon (61’)!

Në fund të ndeshjes Milan shënon dy herë Pazzini(pen.),(87’) dhe Bojan Krkic(88’).

Me rezultatin 4-2 Milan kthehet në shtëpi me 27 pikë të grumbulluara dhe mbetet ende në poziten 7 në tabelë.

Kjo humbje duhet të jetë porosi për kryesinë e milanit që në merkaton e Janarit të bëhen përforcime./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button