Vulin: Nëntë ushtarë në Serbi të infektuar me koronavirus

Nëntë ushtarë janë infektuar me koronavirus, por të gjithë ndihen mirë dhe me sukses po rikuperohen, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vulin tha se këto ushtarë janë infektuar në veri të Serbisë, derisa kontrollonin qytetarët gjatë kalimit të kufirit.

“Të gjithë janë mirë, me sukses rikuperohen. Kemi 642 ushtarë në vetëizolim, që kanë qenë në kontakt me dikë të sëmurë. Gjendja e tyre shëndetësore është duke u përcjellë”, tha Vulin për një televizion lokal.

Ai theksoi se në spitalin e përkohshëm në Panairin e Beogradit gjenden tridhjetë pacientë me simptoma të lehtë të COVID-19.

Në Serbi si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa gjithsej janë regjistruar 741 të sëmurë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button