Kush e solli Korontinën?!

Ishte lindja e largët, respektivisht Vuhani i Kinës vatra (e asaj qe ne sot i vuajmë pasojat me karantinim, por jo vetëm) e Covid 19, kështu u pat emërtuar zyrtarisht “trishtimi” ndryshe i njohur si Koronavirus diku nga fundi vitit të kaluar.

Muajve në vijim si dukej bota nuk po ia varte veshin këtij çfarë “përbindëshi” edhe përkundër sforcimit mediatik të të njëjtit, marrë parasysh këtu ndërrimin e viteve krizën e refugjatëve, që bënë që në një far forme ky “përbindësh” të eklipsohet dhe të ngel në margjinat e vëmendjes globale.

Në mbamendjet e shumë njerëzve përjashtuar këtu “gjeneratat e internetit” akoma është e ngulitur histeria e krijuar asokohe rreth SARS-it, e që bazuar në studimet e disa kokave me eminencë bëhej fjalë për virus shumë më të rrezikshëm se koronagripi.

Bujë të ngjashme ca vite më pas ngriti edhe “Gripi i shpendëve” por pa masa antipandemike, mbyllje të kufijve etj, kjo nga shkaku se u ofrua vaksina Tamiflu e cila merrej vetëm me prioritet. Shkaku i obligueshmërisë ndaj ofruesve të Tamiflu-s nga sistemet shëndetësore u tërhoqën shuma të majme parash, ndërsa “gripi vrastar” kaloi ashtu sikur erdhi, heshturazi!!

Episod të njëjtë bota përjetoi edhe me “Gripin e derrit” por edhe në këtë rast nuk u ndërmorën masa rigoroze si vetizolimi etj, shkaku se me shpejtësi të dritës u ofrua vaksina që u pa si një arsye rehatimi!!

Sot, e tërë bota u njoftua për kinezin e parë të sëmurë nga korona në Kinë por jo edhe për diku 400.000 vetëvrasje në vit, rreth 1.5 milion tentim për vetëvrasje, dhe rreth 700.000 aborte vetëm në Kinë. Koronaregjisorët nëpërmjet mediave theksin e vendosën tek të infektuarit dhe viktimat që ishin në numër simbolik rreth 2000 në muaj, kryesisht të moshuar dhe me sëmundje kronike dhe në moshë mesatare diku te të 80-tat!

Mua si individ më shfaqen disa dilema të cilat dua t’i ndaj me opinionin rreth gjithë kësaj situate edhe atë: Pse është tani kështu? Përse më herët nuk ka qenë kështu? Pse kësaj radhe nuk ka ZGJIDHJE?

Është mbjellur frikë, shqetësim psikik dhe kujdes tejet i madh në respektimin e masave administrative që ndërmarrin qeveritë nën justifikimin e përhapjes së koronagripit. Pse? Për arsye se duhet zgjidhje, e gjithë kjo frikë e madhe është nga “mungesa e zgjidhjes”, e zgjidhja është te VAKSINA e cila do të ofrohet nga OBSH-ja (të cilën me dhunë na kanë imponuar në të kaluarën) dhe që besoj se edhe kësaj radhe do ta na imponojnë.

Sot koronës, të cilës “hilen” për vëmendjen e munguar në shfaqjen e saj po ia kompensojnë fillimisht duke e shpallur pandemi nga OBSH-ja, me çka qeveritë njëra pas tjetrës vrapuan se cila do shpall e para gjendjen e jashtëzakonshme, orën policore, anulime të evenimenteve kulturore dhe sportive, mbylljen e kufijve, mbajtja e distancës sociale, mbyllja e shkollave, çerdheve etj.

Po, duhet respektuar masat administrative, gjendjen e jashtëzakonshme, është për t’u përshëndetur angazhimi maksimal i mjekëve dhe personelit shëndetësor për dalje nga situata e krijuar. Shumë analist ekonomik parashohin krizë të thellë bile edhe më të madhe se ajo e vitit 2008, me çka ndihma financiare do të jetë e pashmangshme, mirëpo çka më tej dhe kujt i shkon për shtati kjo situatë, na ngelet neve për ta analizuar dhe për të konkluduar se kush na punon pas shpine, pse duhet qeveritë të marrin borxhe të reja dhe pse i tërë ky paralizim absolut i globit?!

S’duhet shumë mend, mendoj se ka ardhur koha të zgjohemi nga hipnoza kolektive!!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button