Paradoksi i Jetës

Paradoksi i kohës sonë në histori është se ne kemi ndërtesa te larta, por temperamente të shkurtëra, rrugë të gjata, por pikëpamje më të shkurta. Ne shpenzojmë më shumë, por kemi më pak, kemi blerë shumë, por kënaqemi pak. Ne kemi shtëpi më të mëdha dhe familje më të vogla, komoditet më shumë, por pak kohë. Ne kemi më shumë diploma, por pak sens, më shumë njohuri, por më pak gjykim, më shumë  ekspertë, përsëri më shumë probleme, shumë barëra, por më pak shëndet.

Ne hamë dhe pimë shumë, shpenzojm me pakujdesi, buzqeshemi pak, vozisim shumë shpejtë, bëhemi shumë nervoz, rrimë natën deri vonë, shikojmë television shumë, e lutemi shumë rallë e ndoshta aspak.

Ne kemi shumfishuar pronat tona, por kemi reduktuar vlerat tona. Ne flasim shumë, dashurojmë pak dhe urrejmë shpesh.

Ne kemi mësuar se si të bëjmë një jetesë, por jo një jetë. Ne kemi shtuar vite jetës, jo jetën viteve. Ne kemi qenë deri në Hënë dhe jemi kthyer prapa, por kemi probleme në kalimin e rrugës për të përshndetur një fqinj të ri. Ne kemi pushtuar hapësirën e jashtme, por jo hapësirë ??e brendshme. Ne kemi bërë gjëra të mëdha, por jo gjëra më të mira.

Ne kemi pastruar ajrin, por kemi ndotur shpirtin. Ne kemi pushtuar atomin, por jo paragjykimet tona. Ne shkruajm më shumë, por mësojmë më pak. Ne planifikojmë më shumë, por arrijm shumë pak. Ne jemi mësuar të nxitojnë, por jo të presim. Ne ndërtojmë teknologji më shumë për të mbajtur më shumë informacione, por komunikojmë më pak e më pak.

Këto janë kohërat e mekdonalizimit dhe tretjes së ngadaltë, njerëz shtatlartë e me karakter të vogël. Këto janë ditët e shumë martesave, por me shumë divorce, shtëpi luksoze, por shtëpi të djallzuara. Këto janë ditët e udhëtimeve të shpejta, moralit të dobët e të njohurën “one-night stand”, trupa me mbipeshë, tableta e barëra që të ndihmojnë për të të bërë të ndjehesh i/e gëzuar, të qetë, të bëjnë edhe për të vrarë. Kjo është një kohë kur ka shumë në dritaret e duqaneve dhe asgjë në depo (magacina). Një kohë kur teknologjia mund ta sjellë këtë shkrim te ju, dhe një kohë kur ju mund të zgjedhni për ta shpërndarë të njëjtin, ose vetëm për të goditur një delete buton “X”.

Mos harroni, kalojmë ca kohë me të dashurit tanë, sepse nuk do ti kemi afër përgjithmonë.

Mos harroni, thuani një fjalë të mirë atyre që shikojnë te ju me frikë, sepse ai person  i vogël së shpejti do të rritet dhe do të lë anën tuaj.

Mos harroni, të jepni një përqafim të ngrohtë atyre që keni afër, sepse është i vetmi thesar që ju mund të jepni me zemrën tuaj dhe që nuk kushton asnjë denar.

Mos harroni, të thoni, fjalën “Të Dua” partnerit tuaj dhe të dashurve tuaj, por mbi të gjitha, thuani atë me zemër. Një përqafim rregullon gjithçka kur ajo vjen nga thellë brendia juaj.

Mos harroni të shtrëngoni duart dhe të jetoni atë moment sepse një ditë ai person nuk do të jetë aty përsëri, krijoni një ndjenjë falëmënderimi, që të jeni të qetë.

Jepni kohës të dashuroj, jepni kohës të flet! Dhe jepni kohë shpërndajes së mendimeve të çmuara të mendjes tënde.

Dhe gjithmonë mbani mend:
Jeta nuk matet sipas numrit të frymëmarrjeve që kemi marrë, por sipas momenteve që na kanë ka lënë pa frymë.

Referenca për disa pjesë të shkrimit:
 “www.cavemancircus.com/2012/life345i234jhiadsa/”

Arben Hajrullahi

                                                                                                                                                                                                                     

Lajme të ngjashme

Back to top button