Kjo është sfida më e re e Instagram-it

Mes shumë gjërave që njerëzit po bëjnë për të argëtuar veten në ditët e gjata të izolimit, sfidat virtuale janë më populloret deri tani. Me shumë gjasa keni ditë që shihni njerëz që nominojnë në Instagram dhe hera herës as nuk e kuptoni pse e bëjnë, por gjithsesi!

Sfida më e re e internetit quhet “until tomorrow”- “deri nesër”. Ky tog fjalësh, fillimisht që fillimisht i konfuzoi njerëzit, shkruhet në përshkrimin e fotove të cilat duhet të jenë të vjetra, pa mendje apo pa një subjekt, transmeton Gazeta Observer.

Ku qëndron ideja?

Nëse ti je ndër të parët që bën like një fotoje në Instagram, në përshkrimin e së cilës lexohet “until tomorrow”,  prit që ai/ajo që e postoi të të dërgoj një mesazh në inbox, duke të të sfiduar që brenda 24 orëve të postosh edhe ti një foto të tillë.

Pra, ideja është të postosh një foto që në kushte të tjera s’do ta postoje kurrë në Instagram. Kështu që mund të shkoni tek fotot që keni fshirë së fundmi dhe zgjidhni më të bukurën prej tyre. Mos harroni që në përshkrim të vendosni “until tomorrow”.

Sipas rregullave të lojës, 24 orë më vonë mund ta fshini foton. Më e bukur se vetë sfida janë reagimet e njerëzve. Të “besdisur” nga nominimet, Tëitter-i nisi të shpalosë fantazinë përmes meme-ve.

Pavarësisht sa sipërfaqësore ngjajnë sfida të tilla, kujtohuni që njerëzit po përpiqen ta mbajnë veten të shpërqëndruar, të argëtuar dhe sa më pozitivë të jetë e mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button