Qeveria i ka bërë thirrje Mickoskit të mos përhapë shpifje dhe ofendime ndaj institucioneve

Qeveria reagon që opozita nëpërmjet kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, bën presion mbi institucionet me ç’rast aktivitetet e organizuara për kthim të qytetarëve të Maqedonisë në vendin tonë dhe për akomodimin e tyre në karantine shtetërore i quan “shkatërrim i shtetit”.

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së mbrëmë me mesazhe të drejtpërdrejta nëpërmjet aplikacionit Telegram ka drejtuar akuza të pabaza dhe presione mbi sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, duke i kualifikuar aktivitetet qeveritare si “turp”, kurse njerëzit të cilët i organizojnë aktivitetet si “hajna” duke shpifur njëkohësisht për “marrje të provizioneve” për organizim të transportit me aeroplanë dhe autobusë”, njoftuan nga Qeveria dhe i kanë bërë thirrje Mickoskit që me kujdes t’i shqyrtojë faktet e prezantuara, të ndërpresë me presionin që e bën ndaj institucioneve, të mos përhapë shpifje që ndihma për qytetarët është e turpshme dhe t’i shfrytëzojë resurset partiake të cilat janë pjesë e Qeverisë teknike e që kanë votuar PRO kësaj ndihme për qytetarët, që vërtetë t’i ndihmojë vendit dhe popullit në këto kohëra të vështira, transmeton Meta.mk.

“Qeveria apelon te të gjitha partitë politike të heqin dorë nga përfitimet ditore politike. Apelon te Hristijan Mickoski të ndërpret presionin dhe të mos shpif, të inkuadrohet në luftën e përbashkët nacionale me koronavirusin, t’i dorëzojë të gjitha propozimet e partisë tij nëpërmjet përfaqësuesve në Qeveri, ndërsa nëse ka çfarë do dyshimi ose prove për çfarëdo keqpërdorimi, të njëjtin menjëherë ta denoncojë në institucionet e sistemit të Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Në komunikatë qeveria përkujton procedurat e deritanishme për masat e miratuara, lidhur me kthimin e organizuar të qytetarëve tanë me aeroplan në vendin tone, akomodimin e tyre në karantinë dhe ngjashëm, për çka në thirrje publike janë zgjedhur kompanitë të cilat kanë ofruar çmimin më të ulët dhe theksohet që qytetarët në objektet karantinë nuk janë rrezik për askënd, e objektet janë të siguruara nga policia dhe nga ushtria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button