Spanjë, 838 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Është rritur ndjeshëm numri i të prekurve dhe viktimave në Spanjë nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit numërohen 838 viktima duke e çuar në 6.528 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ndërkohë, 6.549 raste të reja pozitive me koronavirus janë raportuar në vend duke e çuar totalin në 78.797.

Shifra të larta janë shënuar ditët e fundit në Spanjë, vetëm të premten numërohen 769 viktima, të shtunën 889 dhe ditën e sotme 838, shifra këto mjaft të frikshme.

Në Itali numri totali i viktimave ka kaluar mbi 10 mijë nga fillimi i emergjencës, më i larti në botë, e ndjek pas Spanja dhe Kina.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Madrid, me 2757 viktima dhe 21520 të prekur, ndjekur nga Katalonja me 1226 të vdekur dhe 15026 infektime. Në të gjithë botën ndërkohë, numërohen tani më shumë se 30 mijë viktima të koronavirusit, sipas universitetit John Hopkins, një e treta e tyre, vetëm në Itali.

Shifra globale e të prekurve ndërkohë ka shkuar në 665 mijë raste, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 124665 infektime. Buletini i universitetit amerikan flet për një numër të shëruarish në kuotën 140200, 12384 prej të cilëve në Itali, e dyta në këtë klasifikim pas kinës me mbi 75 mijë të shëruar.

Nga Kanadaja ndërkohë vjen lajmi se bashkëshortja e kryeministrit Justin Trudeau, është shëruar. Dy javë më parë, ajo kishte rezultuar pozitive ndaj koronavirusit, cka bëri që ajo bashkë me të shoqin të qëndronin dy javë në izolim. Por në Francë, bilanci i koronavirusit vazhdon të rritet, dhe mes viktimave është edhe një ish ministër, Patrick Devedjian, 75 vjeç.

Kina në anën tjetër, regjistroi të shtunën 45 raste të reja infektimesh prej të cilëve 44 të importuar dhe një në provincën Henan. Sipas komisionit shëndetësor kombëtar, infektimet e rikthyera kanë shkuar në 693 duke u bërë burim shqetësimi për Pekinin pas hapjes në vijim të Hubeit dhe të kryeqendrës së tij, Wuhan, vatra e pandemisë.
Në Korenë e jugut janë regjistruar 105 raste të reja prej të cilëve gjysma të importuar ndërsa është rritur edhe numri i të shëruarve. Zyrtarët flasin për një shkallë shërimi në masën 52.52 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button