18 raste të reja me korona në RMV, dy të tjerë të vdekur, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 259 persona

Në konferencën e sotme ministri i shëndetësisë Venko Filipçe bëri të ditur se deri më tani 18 raste të reja janë paraqitur me korona virusin dhe dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë, transmeton Portalb.mk. Njëri nga personat që humbi jetën ishte i moshës 31 vje­çare.

Dy raste u konfirmuan derisa ministri mbante konferencën për media.

Sipas qyteteve, raste të reja ka në: Shtip (6), Shkup (3), Veles (3), Strugë (2), Tetovë (1), Dibër (1), Strumicë (1) dhe Gjevgjeli (1).

Siç informoi sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pacienti 91 vjeçar ishte hospitalizuar para tetë ditëve, ndërsa në mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë. Ka ndërrua jetë edhe pacienti i moshës 31 vjeçar, te i cili ka ardhur  në një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes. Ai ka qenë në gjendje të rëndë klinike dhe prej dje ishte vendosur në makinë respiratore.

Në Klinikën Infektive, shtoi ai janë pranuar tre pacientë, nga Shkupi dhe nga Kumanova dhe për momentin atje ka gjithsej 49 persona të hospitalizuar, prej të cilëve shtatë janë me pasqyrë të rëndë klinike, gjegjësisht kanë pneumoni, ndërsa pacientët  e tjerë janë në gjendje stabile. Për momentin nuk ka pacientë në makina respiratore.

Portalb.mk i bëri disa pyetje ministrit Filipçe dha këto janë përgjigjet e tij:

Prej nga janë blerë testet tona? A janë blerë nga Kina? Spanja, Holanda, Turqia i hodhën poshtë testet nga Kina pasi që ato ishin joefektive, domethënë vetëm 30% kishin ndjeshmëri. A kemi teste të tilla?

Filipçe: Testet janë blerë nga Gjermania, të cilat janë autorizuar nga OBSH për përdorim.

A kanë lidhje të infektuarit nga Tetova me pacientin në Kozle, apo ekziston një pikë e re e infektimit? A janë testuar dhe karantinuar personeli i Ndihmës së Shpejtë që transportoi pacientin nga Tetova?

Filipçe: Të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me personin e infektuar u janë bërë analizat përkatëse dhe sot do të ketë njoftim për rezultatet e tyre.

Filipçe paralajmëroi shkarkimin e drejtoreshës së Spitalit të Ohrit

Drejtoresha e Spitalit të Ohrit nesër do të shkarkohet për shkak të rastit me gruan  66 vjeçare nga Struga, e cila ndërroi jetë nga koronavirusi.

“Lidhur me rastin me pacienten e ndjerë dje nga Struga, e cila nuk është hospitalizuar, sipas informacioneve të Repartit Infektiv në Spitalin e Ohrit, dua të informoj se nesër do të shkarkohet drejtoresha, do të emërohet drejtor i ri”, theksoi Filipçe dhe shtoi se sot për kontroll në spital është Inspektorati Shtetëror të konfirmojë përgjegjës të tjerë eventualë.

Theksoi se tashmë është ngritur procedurë dhe u bëri apel institucioneve tërësisht ta zbatojnë procedurën.

Prokuroria Themelore Publike Ohër paraprakisht bëri të ditur se e hulumton vdekjen e 66 vjeçares nga Struga, e cila ishte viktima e katërt e koronavirusit në vend.

Sipas qyteteve deri më tani të infektuar ka në:

  • Shkup  – 145
  • Dibër  – 46
  • Kumanovë – 21
  • Shtip – 14
  • Prilep – 8
  • Veles – 6
  • Tetovë – 5
  • Strugë – 5
  • Ohër – 3
  • Kavadar 2
  • Gostivar 1
  • Manastir 1
  • Gjevgjeli 1
  • Strumicë 1

Deri më tani, në RMV kanë ndërruar jetë 6 persona nga virusi korona, ndërkaq 3 të tjerë janë shëruar. 

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button