Pse disa nuk dëshirojnë të qëndrojnë në shtëpi gjatë kohës së pandemisë?

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të autoriteteve shëndetësore dhe shtetërore që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi për ta ngadalësuar përhapjen e “Kovid-19”, shumica thjeshtë nuk e bëjnë atë. Psikologët thonë se për atë ekzistojnë më shumë sqarime të cilat kryesisht janë rezultat i natyrës së njeriut.

Gordon Asmundson, profesor i psikologjisë në Universitetin Rexhina, SHBA, I cili i studion fenomenet sociale, i ndan njerëzit në tre grupe në bazë të asaj si veprojnë në kohë të pandemisë: “tepër i dëgjueshëm”, “jo mjaft i dëgjueshëm” dhe “diçka ndërmjet”.

“Tepër të dëgjueshmit” janë klientë që bëjnë panik dhe të cilët me muaj të tërë grumbullojnë ushqim dhe produkte tjera. Ata janë të frikuar, kurse rezervat e tyre, madje edhe po të jenë një grumbull letër tualeti, e ngulfatin frikën e tyre, transmeton REL.

Grupi “diçka ndërmjet” e bëjnë atë që kërkohet prej tyre pa panik, ata nuk veprojnë me mendjelehtësi,, që është “rregulli i artë” gjatë kohës së pandemisë.

“Jo mjaft të dëgjueshmit” janë ata që nuk i ndjekin udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, konsiderojnë që janë të patolerueshëm, nuk e respektojnë distancën e përcaktuar nga të tjerët për shkak se besojnë që nuk do të sëmuren, megjithëse u është thënë që distanca mund ta parandalojë përhapjen e infeksionit.

Prandaj “të padëgjueshmit” mund të jenë fajtorë nëse virusi vazhdon të përhapet me muaj.

Të gjithë kanë frikë

Sikur edhe ata që blejnë letër tualeti në panik edhe “ata jo mjaft të dëgjueshëm” në fakt, ndihen inferior, mirëpo me atë që nuk bëjnë panik por rezistojnë, ata në vete krijojnë ndjenjë që rreziku nga virusi është më i vogël nga që është, thotë drejtoresha e Klinikës për hulumtim në Shoqatën e Psikologëve Amerikanë, Vejll Rajt.

Belgjika–foto e kombinuar e njerëzve në karantinë

“Një nga vështirësitë me pasigurinë në përgjithësi është se ajo na përkujton në gjëra që nuk janë nën kontrollin tonë”, vlerëson ajo, duke shtuar:

“Mendoj që ata që rezistojnë në atë mënyrë mundohen ta kthejnë kontrollin”. Disa prej tyre u duket sikur Kovid-19 është problem të cilin e kanë banorët në qytetet e largëta dhe vendet tjera dhe që“megjithëse ajo është diçka e dhimbshme ata duhet të përkujdesen për atë”.

Njerëzit në komunitetet ku infeksioni nuk është gjerësisht i përhapur ose ku autoritetet nuk kanë inkorporuar limitime në lëvizje, më pak janë të gatshëm të distancohen nga të tjerët, vlerëson Stiven Tejllor, psikolog dhe autor i librit “Psikologji e pandemisë”–Pasqyrë historike e njerëzve në krizë të tillë”.

Info-demia

Veç kësaj, koronavirusi thotë ai për Si-En-En, krijon “info-demi”: ka aq shumë storje për virusin nëpër mediat, në rrjetet sociale dhe në bisedat me të tjerët, që njerëzit “thjeshtë topiten” ndaj kësaj teme.

Pylli i informatave, gjithashtu çon në mesazhe që hutojnë.

Për shembull, shumë herë është folur që rreziku nga infeksioni është më i vogël te të rinjtë dhe prandaj ata kanë më shumë tendencë të mos frikohen nga virusi.

“Gjatë kohës së pandemisë, ky qëndrim mund të jetë katastrofal për kategoritë më të lëndueshme”, thotë Tejllor.

Prandaj punonjësit shëndetësor, personalitetet e njohura dhe të tjerë u bëjnë apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi jo vetëm për vete, por edhe për të gjithë tjerët.

“Së bashku, mënyra e vetme për t’u përballur me situatën me pandeminë është në përpjekjet sociale. Të gjithë duhet të mendojnë më tepër edhe për të tjerët, jo vetëm për vete”, thotë Tejllor.

Rrini në shtëpi

Tre psikologët pajtohen që njerëzit duan lidhje sociale dhe se vuajnë nëse ndahen periudhë më të gjatë.

Kjo mund të jetë veçanërisht më rëndë për personat e moshuar të cilët tash më janë të ekspozuar në rrezik të madh nga vdekshmëria, depresioni dhe vetmia, kurse gjithnjë e më pak janë të përgatitur të përdorin media digjitale për komunikim.

“Ne jemi qenie sociale”, thotë Asmundson, “dhe kemi numër të madh të lirive dhe vështirë është të bëhen ndryshimet e këtilla që tani kërkohen nga ne”.

Ai beson që mesazhet që i japin zyrtarët duhet të jenë ndryshe duke u bazuar në faktorë psikologjik që ndikojnë mbi përgjigjen e individëve, pavarësisht nëse janë të tepruara.

Psikologët thonë se përçimi i mesazheve të këtilla është shumë i vështirë. Disa konsiderojnë që njerëzit duhet të frikohen për të qëndruar në shtëpi.

Të tjerët theksojnë që kjo mund të ketë efekt kthyes, për shkak se njerëzit e frikësuar nuk sjellin vendim të bazuara në logjikë – së këtejmi edhe paniku për të blerë sasi të mëdha të produkteve ushqimore.

Asmundson vlerëson që është e vështirë të gjejmë një përgjigje të vetme për “tepër të dëgjueshmit” dhe për “jo mjaft të dëgjueshmit”.

Mirëpo, ai dhe ekspertët tjerë pajtohen: qëndrimi në shtëpi është ilaçi më i mire për pandemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button