A është RMV e përgatitur për bisedime me BE?

Udhëheqësit e BE kanë miratuar edhe zyrtarisht përfundimin me të cilin lejohet që Maqedonia E Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat për pranim me BE. Temat më problematike në vend do të jenë të parat që do të vendosen në menynë për negociatat evropiane.

Gjyqësori, të drejtat themelore të njeriut si drejtësia, liria dhe siguria janë pjesë të kapitujve 23 dhe 24 që janë vendosur në klasterin e parë që do të hapet nga ekipi negociator të Maqedonisë me kolegët e Bashkimit Evropian, të parët që do të hapen, por edhe të fundit që do të mbyllen. Në klasterin e parë, me metodologjinë e re evropiane për zgjerim shtohen kriteret ekonomike, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike, prokurimi publik, statistikat dhe kontrolli financiar, transmeton REL.

Drejtori i Eurothink Ivan Stefanovski thotë se fakti që me metodologjinë e re në fillim të negociatave përveç kapitujve 23 dhe 24 janë përfshirë edhe prokurimin publik, operacionet statistikore dhe kontrolli financiar është një mesazh në të gjithë Ballkanin.

“Duke pasur parasysh metodologjinë e miratuar për të gjithë Ballkanin Perëndimor, mesazhi që duhet të lexojmë mes reshta është se i gjithë rajoni ka një problem të shpenzimit të qëllimshëm të fondeve të shtetit, disiplinës financiare, e disa vende, konkretisht ne edhe për regjistrimin e popullatës. Unë sinqerisht besoj se Maqedonia është arsyeja për të cilën regjistrimi është pjesë e negociatave standarde”, thotë Stefanovski.

Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane shton se përveç qasjes së zakonshme të negociatave me metodologjinë e re, përfshihen fusha që nuk rregullohen qartë në nivelin e BE-së, siç janë funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma në administratën publike. Ajo thekson se pikërisht në këto fusha ekziston rreziku se cilat do të jenë kushtet për negociata.

“Ajo që unë mendoj se është veçanërisht e rëndësishme për këtë klaster, veçanërisht për fushat që nuk rregullohen me legjislacionin Evropian, është Qeveria në partneritet me Komisionin Evropian sa më shumë që të jetë e mundur të vendosë kritere të qarta për atë se çka do të pritet. Sepse në mungesë të legjislacionit Evropian ka hapësirë ​​të madhe për interpretim, që është gjëja kryesore që ne duam të shmangim, përkatësisht të ketë interpretime të ndryshme si nga Komisioni ashtu edhe nga Shtetet Anëtare, gjë që e bën saktësinë e këtyre kushteve veçanërisht të rëndësishme, thotë Kacarska.

Edhe para se të fillojnë zyrtarisht negociatat me BE-në, Komisioni Evropian duhet të paraqesë para Këshillit të Ministrave një kornizë të negociatave, kështu që pasi ajo të pranohet nga Këshilli, duhet të caktohet edhe një seancë ndërqeveritare, e cila sipas Zëvendëskryeministrit Bujar Osmani mund të planifikohet jo më herët se në qershor.

“Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt që është e mundur pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli i BE”, thuhet në një nga konkluzionet.

Ndërkohë do të pasojë një skrining bilateral që nuk ka një kornizë të saktë kohore para se të hapet klasteri i parë.

Kacarska beson se në fushën e sundimit të ligjit, një çështje është aftësia e negociatorëve, dhe krejt tjetër është kultura politike dhe sjellja e aktorëve politikë në vend.

“Këto fusha varen drejtpërdrejt nga mënyra se si aktorët politikë, si Qeveria ashtu edhe opozita, pajtohen dhe angazhohen. Në sundimin e ligjit, negociatorët nuk do të jenë në gjendje të ofrojnë nëse nuk kanë mbështetjen e Qeverisë dhe nëse prapa tyre nuk kanë gjyqësor funksionues dhe një legjislaturë funksionuese. Ky segment varet nga disa hallka në shoqëri”, shton ajo.

Për sa i përket kapaciteteve tona negociuese ato janë të kënaqshme, por jo të mjaftueshme për zbatimin e shpejtë dhe të rrjedhshëm të këtij procesi të gjatë dhe shumë teknik, thotë Stefanovski.

“Në pjesën e sundimit të ligjit, ne shohim se ai mbetet një plagë-kancer për shoqërinë e Maqedonisë, jo shumë ka ndryshuar, mjafton vetëm të përshkruhet çështja Reket. Këtu ka shumë punë, “shton ai.

Zëvendëskryeministri Osmani dhe këshilltari i integrimit në BE, Bojan Mariçiq, qysh në vitin 2018 njoftuan, në një konferencë të përbashkët për shtyp, se po ekipe formoheshin ekipe negociatore, por dy vjet më vonë, ende nuk është publikuar informacion kush do të merr pjesë në to.

Aderimi në BE është një proces kompleks dhe i shtrenjtë

Stefanovski shton se hapi i radhës që duhet ta ndërmarrë Qeveria është krijimi i një strukture negociatore, përkatësisht klasterëve negociatorë kudo të përfshihen përfaqësuesit e shoqërisë civile, akademisë dhe ekspertët e praktikës.

Me metodologjinë e re është paraparë krijimi i klasterëve të cilët do t’i grupojnë 35 kapitujt e negociatave në pako të veçanta. Gjashtë klasterët tematikë i mbulojnë të drejtat themelore të njeriut dhe kriteret ekonomike, pastaj tregun e brendshëm, konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse, agjendën e gjelbër dhe lidhjen e qëndrueshme, burimet, bujqësinë dhe kohezionin, si dhe marrëdhëniet e jashtme.

Kështu është ideja e reverzibilitetit (thyeshmërisë) së procesit nëse nuk përmbushen kushtet politike.

Kur vendet partnere i plotësojnë kriteret objektive, shtetet anëtare pajtohen të kalojnë në fazën tjetër të procesit. Sipas metodologjisë së re, shtetet anëtare duhet të përfshihen në mënyrë më sistematike në monitorimin dhe rishikimin e procesit.

Pas ndryshimit të emrit, kreu i qeverisë në vitin 2018 paralajmëroi se do të marrim datë për negociata në qershor 2019. Por më pas pati një shtyrje për në tetor. Pasi edhe atëherë, vendi nuk mori datë për negociata për shkak të kërkesës së Presidentit francez Emanuel Makron për një metodologji të re për zgjerimin e Unionit, atëherë-Kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button