RMV, Linja shtesë të mbështetjes psikologjike për prindërit dhe fëmijët

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi, në profilin e tij në Facebook, se janë hapur linja shtesë psikologjike për prindërit dhe fëmijët e moshës shkollore.

“Është shumë me rëndësi ta marrim seriozisht mirëqenien dhe shëndetin mendor të fëmijëve tanë dhe të kërkojmë mbështetje. Në bashkëpunim me UNICEF dhe në partneritet me Klinikën Universitare të Psikiatrisë, janë hapur linja shtesë për mbështetje psikologjike për prindërit dhe vetë fëmijët e moshës shkollore”, tha ministri.

Linja për mbështetje psikologjike për adoleshentët dhe prindërit e tyre – 078 / 378-729, Linja për prindër të fëmijëve me pengesa – 070 / 291-574, që funksionojnë nga ora 9:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 çdo ditë pune dhe një linjë telefonike për fëmijë të moshës shkollore, prindër të fëmijëve dhe moshës parashkollore dhe shkollore – 072 / 912-676, që funksionon çdo ditë pune nga ora 9:00 deri në ora 19:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button