Dyshohet se gruaja nga Struga që ndërroi jetë nga koronvirusi, nuk ishte pranuar në spital, Prokuroria heton rastin

Prokuroria themelore publike – Ohër paralajmëroi se do të fillojë hetime në lidhje më rastin e 66 vjeçares nga Struga e cila ndërroi jetë pas infektimit me virusin korona, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria themelore publike – Ohër i informon qytetarët se ka hapur lëndë pas zërave për vdekjen e personit nga Struga, grua e moshës 66 vjeçare e cila ishte diagnostifikuar me virusin Covid-19”, deklarojnë nga Prokuroria.

Prokuroria premtoi se do të marrë masa për të sqaruar rastin, nëse ndonjë përgjegjës ka kryer vepër penale.

“Sipas informacioneve të para, për shkak gjendjes shëndetësore të pacientes tashmë të ndjerë, mjeku amë kishte propozuar shtrirjen në repartin infektiv në Spitalin e Ohrit. Por, përkundër udhëzimit, pacientja nuk ishte pranuar në spital”, deklarojnë nga Prokuroria.

Ndryshe, siç lajmëroi ministria, në Maqedoninë e Veriut ka 22 raste të reja me këtë virus si dhe një viktimë nga rrethina e Stugës, një grua 66 vjeçare.

“Sot në mëngjes ka ndërruar jetë një paciente në moshën 66 vjeç nga rrethina e Strugës. Ajo dhe burri i saj u diagnostifikuan dje me virusin korona. Pacientja ka pasur sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të mushkërive dhe tension të ngritur. Sipas anketës epidemiologjike, familja e gruas së ndjerë kishte qenë në Dibër pak para se të shpallej gjendje krize (më 13 mars) dhe kishte kontaktuar me një prej mjekëve të sëmurë atje. Pasi u kuptua se ai ishte gjithashtu pozitiv në virusin korona, çifti ishte në shtëpi në vetizolim.
Pasi u shfaqën simptomat e para të së ndjerës, ajo porositi testin për virusin më 24 mars përmes mjekut amë. Mostra është marrë në 26 mars, dhe rezultatet mbërritën dje.
Për shkak të gjendjes së përkeqësuar të menjëhershme të pacientes, mjeku amë menjëherë ka rekomanduar shtrimin në spital në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Ohrit, por edhe pse rezultatet u morën dje, pacientja nuk u pranua në spital.” njofton ministria.

Sipas tyre, ministria do të bëjë rishikim të plotë të çështjes për të përcaktuar nëse ekziston një lëshim mjekësor në këtë rast.

LEXO: 241 të infektuar me virusin korona në RMV, edhe një viktimë nga Struga

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button