Todorov humb luftën me mjekët

Në takimin e djeshëm ndërmjet ministrit për shëndetësi, Nikolla Todorov dhe përfaqësuesve të këshillit grevistë të mjekëve, është pranuar propozimi i mjekëve specialistë që në muajt e ardhshëm të zvogëlohen dënimet të cilat i parasheh projekti i pagesës sipas meritave.

“Negociatat po zhvillohen në linjë konstruktive, Është arritur pajtueshmëri për shumë pikë, ka mbetur të precizohen edhe disa kërkesa”, tha Dejan Stavriq, kryetar i sindikatës në qendrën klinike.

Greva do të vazhdojë edhe të hënën, por në takimin e caktuar gjatë ditës do të zhvillohet për mundësinë që të vendoset moratorium me të cilin shëndetësia publike përfundimisht do të dalë nga kjo situatë në të cilën ndodhet tani.

Lajme të ngjashme

Back to top button