Koronavirusi fuqizoi tregtinë online

Mënyra tradicionale e shitjes, biznesi më i goditur koronavirus, është zëvendësuar me mundësitë që po ofron tregtia nga interneti. Me zbritje të shumta si dhe me shpërndarjen falas, restorantet dhe dyqanet që ishin të detyruar të mbyllin dyert, po përpiqen të tërheqin blerës, por në të njëjtën kohë të sigurojnë të ardhura për punëtorët dhe kompanitë, transmeton REL.

Edhe ato biznese që në të kaluarën nuk ofronin shërbime në mënyrë elektronike, tani janë të detyruara të përdorin mënyra alternative për shitjen e produkteve të tyre dhe t’u ofrojnë qytetarëve shërbimet e tyre pa pasur nevojë të dalin nga shtëpitë e tyre, për shkak të koronavirusit që ka ndryshuar mënyrën e jetës.

Një nga masat e para që ndërmori qeveria ishte vendimi për të mbyllur të gjitha dyqanet në qendrat tregtare, përveç farmacive, supermarketeve dhe dyqaneve ushqimore. Ndalim i plotë u vendos gjithashtu për kafenetë, restorantet, si dhe baret, klubet, kazinotë dhe bastoret.

“Ditëve të fundit kemi marrë dhjetëra kërkesa nga restorantet me disa prej të cilëve tashmë kemi lidhur marrëveshje dhe shumë të tjerë presin sepse ne nuk mund t’i përfshijmë ato kaq shpejt në shërbimin tonë, por sigurisht që të gjithë duan të jenë pjesë e saj sepse ata e dinë se tani kjo është mënyra e vetme për të mbijetuar në këto periudhë të vështirë”, thotë Robert Todorovski, menaxher në një agjenci për dërgimin e ushqimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button