Rufi Osmani: RDK me ndryshe se tjerët

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) sot në Tetovë po zhvillon punimet e Kongresit të parë partiak.

Lideri i RDK-së Rufi Osmani ka theksuar se “RDK është një nga forcat më përparimtare dhe me ofertën më konkrete për zgjidhjen dhe avancimin e çështjes së shqiptarëve në Maqedoni.

Ai në këtë kongres shpalosi përcaktimet programore dhe misionin e RDK-së në Maqedoni, duke shprehur edhe propozimet për zgjidhjen e kontesteve të hapura politike, ndëretnike midis shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe zhbllokimin e procesit evrointegrues për në NATO dhe BE,
nevojën e pashmangshme për bashkëpunimin dhe unifikimin e spektrit politik shqiptarë në Maqedoni, në interes të avancimit të çështjes shqiptare.

Kreu i RDK bëri ftesë konkrete për bashkëpunimin e spektrit politik shqiptarë në mënyrë të pakushtëzuar për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe në rast se do të jenë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kongresin e RDK e përshëndetën edhe mysafirë pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe trevat e tjera. Në këtë kongres fjalime përshëndetëse patën: sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama, sekretari i LDK-së Ismet Beqiri, sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi, sekretari i përgjithshëm i DR-së Fatmir Etemi, Kenan Asip  si dhe mysafirë të tjerë të pranishëm nga trevat e tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button