Kosova u furnizua edhe me shtatë mijë teste të reja për virusi korona

Ministri i Shëndetësisë në deryrë Arben Vitia ka njofuar se shtatë mijë teste kanë arritur sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, të cilat do të shërbejnë për të detektuar sëmundjen COVID-19.

Krahas kësaj Vitia bëri të ditur se është iniciuar kërkesa për furnizmin edhe me dhjetë mijë teste të tjera.

Përveç testeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka arritur edhe një pjesë e donacionit me material mjekësor mbrojtës kundër COVID-19.

Përmes një shkrimi në Facebook Vitia gjithashtu njofton edhe për donacione të tjera.

“Në ditët në vijim mbërrin edhe donacioni nga UNICEF me materiale shtesë. Përmes Bankës Botërore kanë përfunduar proceduarat e aktivitetit të prokurimit për material mjekësor mbrojtës. Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë, është në fazën finale prokurimi për materiale mbrojtëse, pajisje dhe barna”.

“Krahas veprimeve institucionale, individë dhe biznese brenda dhe jashtë vendit po vazhdojnë të solidarizohen me donacione të shumta si kontribut për të administruar situatën me COVID-19.Rreth 300 vullnetarë janë regjistruar dhe aktualisht janë në krye të detyrës duke i dalë në ndihmë qytetarëve dhe personelit shëndetësor”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button