241 të infektuar me virusin korona në RMV, edhe një viktimë nga Struga

Në RMV ka 22 raste të reja me virusin korona deri sot në ora 12, me të cilët numri i përgjithshëm ka arritur në 241, konfirmoi ministria e Shëndetësisë njofton Portalb.mk.
Sipas qyteteve, raste të reja ka në: Shkup (9), Kumanovë; (3), Strugë (3), Tetovë (2), Dibër (2), Prilep (2) dhe Manastir (1).

Siç lajmëroi ministria, në Maqedoninë e Veriut ka 22 raste të reja me këtë virus si dhe një viktimë nga rrethina e Stugës, një grua 66 vjeçare.

“Sot në mëngjes ka ndërruar jetë një paciente në moshën 66 vjeç nga rrethina e Strugës. Ajo dhe burri i saj u diagnostifikuan dje me virusin korona. Pacientja ka pasur sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të mushkërive dhe tension të ngritur. Sipas anketës epidemiologjike, familja e gruas së ndjerë kishte qenë në Dibër pak para se të shpallej gjendje krize (më 13 mars) dhe kishte kontaktuar me një prej mjekëve të sëmurë atje. Pasi u kuptua se ai ishte gjithashtu pozitiv në virusin korona, çifti ishte në shtëpi në vetizolim.
Pasi u shfaqën simptomat e para të së ndjerës, ajo porositi testin për virusin më 24 mars përmes mjekut amë. Mostra është marrë në 26 mars, dhe rezultatet mbërritën dje.
Për shkak të gjendjes së përkeqësuar të menjëhershme të pacientes, mjeku amë menjëherë ka rekomanduar shtrimin në spital në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Ohrit, por edhe pse rezultatet u morën dje, pacientja nuk u pranua në spital.” njofton ministria.

Sipas tyre, ministria do të bëjë rishikim të plotë të çështjes për të përcaktuar nëse ekziston një lëshim mjekësor në këtë rast.

Pas testimit, stafi i Klinikës së Kardiologjisë rezultoi negativ në virusin korona, njofton ministria.

Sipas qyteteve deri më tani të infektuar ka në:

  • Shkup 143
  • Dibër 45 (numërohen edhe dy të vdekur)
  • Kumanovë 20 (numërohet edhe e vdekura)
  • Shtip 8
  • Prilep 8
  • Tetovë 4
  • Ohër 3
  • Veles 3
  • Strugë 3 (numërohet një e vdekur)
  • Kavadar 2
  • Gostivar 1
  • Manastir 1

Deri më tani, në RMV kanë ndërruar jetë 4 persona nga virusi korona, ndërkaq 3 të tjerë janë shëruar. 

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button