Filloi “Liga e Portalb.mk për enigmatikë”, garoni!

Të dashur fëmijë, për shkak të virusit Kovid-19 të gjithë duhet të rrimë në shtëpi, andaj Portalb.mk vendosi të fillojë me “Ligën e enigmatikës”.

Çdo javë do të botojmë një enigmë për ju që jeni nxënës të shkollës fillore, (enigmat e botuara ditët tjera nuk janë për fëmijë dhe nuk marrin pjesë në lojën shpërblyese).

Ajo që ju duhet të bëni për të marr pjesë në garë është:

  1. E shkarkoni dhe e shtypni në letër enigmën e ditës së shtunë
  2. E plotësoni, pra e zgjidhni
  3. Faqen e plotësuar me zgjidhjet e skanoni ose e fotografoni me telefon celular ashtu që të duken qartë zgjidhjet
  4. I plotësoni të dhënat* për të vërtetuar se jeni nxënës(e) i/e shkollës fillore:
    1. Emri dhe mbiemri
    2. Emri i shkollës fillore
    3. Datëlindja
    4. Nënshkrimi dhe emri i njërit prind me çfarë do të konfirmoni se ata janë në dijeni për pjesëmarrjen tuaj në Ligën e Portalb të enigmatikës.
    5. Numri i telefonit
  5. Në afat sa më të shkurtër (sa më shpejtë aq më mire) i dërgoni zgjidhjet në adresën e-mail: [email protected]. Vetëm zgjidhjet e arritura në këtë adresë do të merren parasysh.

Rregullat:

  • Enigma duhet të jetë e saktë.
  • Të gjithat të dhënat e kërkuara duhet të plotësohen
  • Zgjidhja e saktë e cila arrin e para në e-mailin tonë [email protected] do të merr 3 pikë. E dyta do të merr 2 pikë dhe e treta vetëm 1 pikë. Të tjerët nuk do të marrin asnjë pikë.
  • Çdo javë do të publikohen rezultatet në Portalb.mk si dhe radhitja në tabelë.
  • Liga e enigmatikës do të zgjasë deri më 14 qershor, 2020.

Pasi të përfundoje gara, do të shpallen rezultatet përfundimtare dhe tre vendet e para do të marrin shpërblime dhe do të bëhet një shkrim dhe enigmë enkas për fituesit i cili do të botohet dhe promovohet në Portalb.mk.

*Të dhënat tuaja do të ruhen në përputhje me politikën për privatësi të Portalb të cilën po që se dëshironi mund ta lexoni këtu.

Sfida për sot: Liga enigmatike (shtypni linkun për të hapur sfidën)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button