Ministrja Shahini: Deri më 25 mars, 49,400 studentë kanë ndjekur leksionet online

Përpos informimit të vazhdueshëm për ecurinë e mësimit online në sistemin parauniversitar, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur edhe disa statistika për leksionet online në universitete deri më datë 25 mars, transmeton TopChannel.

“49,400 studentë po ndjekin leksionet online nga pedagogët e tyre”, – nënvizon Shahini, ndërsa përgëzon universitetet që ndërmorën menjëherë masa për të vijuar punën me studentët e tyre në kushte shtëpie.

“Tashmë, sfida për universitetet është të përfshihen TË GJITHË studentët në mësimin online”, – mbyll mesazhin e saj Ministrja Shahini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button