Sa është i qëndrueshëm denari, sqarohet Banka popullore e Maqedonisë së Veriut (Tabelë)

Banka popullore e Maqedonisë së Veriut ka sqaruar se tashmë denari është stabil, nuk ka ndryshime në kursin valuator të saj, ashtu që për momentin vlera mesatare e euros konvertuar në denarë është 61,69 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Duke marrë parasysh se në disa medium dhe rrjete sociale ka publikime në të cilat komentohet kursi valuator në platforma online, duam të tregojmë se këto platforma-online nuk janë burime relevante për ndjekjen e vlerës së denarit”, njoftojnë nga BPRMV.

Banka Popullore sqaroi se burim i vetëm i informative në lidhje me kursin valutor është faqja zyrtare e tyre www.nbrm.mk.

“Kursi valuator i denarit është stabil dhe nuk ka ndryshime. Stabiliteti i valutës është dhe do të mbetet prioriteti jonë. Garantojmë që denari është dhe do të mbetet stabil”, deklaruan nga BPRMV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button