Qeveria dhuron një Autobus dykatësh Ohrit, harron Strugën

Me vendim të qeverisë së Maqedonisë komunës së Ohrit i ndahet një autobus i hapur dykatësh. “Konsiderojmë se një dhuratë e tillë do të jetë në shërbim të madh për Ohrin si qytet turistik, pasi është evidente se si një qytet turistik, do të ketë autobusin e vet për të parë në mënyrë panoramike qytetin”, thuhet në deklaratën e koordinatorit të këshillit të grupit të VMRO-DPMNE në Ohër, Dejan Panovski.

Por, përkundër Ohrit një autobus i tillë nuk është paraparë për qytetin tjetër turistik, Strugën. Nga qeveria nuk kanë dhënë asnjë sqarim se kur ky qytet do të fitojë një autobus me të cilin turistët do të kenë mundësi të shohin bukuritë natyrore të Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button