Dënim 2 mijë euro për 15 qytetarët që nuk respektuan masat e Qeverisë, propozoi Prokuroria

Prokuroria themelore publike – Koçani dorëzoi propozim për dënimin e 15 personave që kanë kryer vepra penale, duke mos i respektuar masat kundër virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Propozimi për dënim erdhi bazuar në nenin 206, paragrafi 1 të Kodit Penal, që kanë të bëjnë me rekomandimet shëndetësor gjatë epidemisë.

Njëri nga qytetarët do të dënohet me 100 gjoba ditore, ku një gjobë ditore vlerësohet 20 euro konvertuar në denarë, për arsye se nuk ka respektuar masat për vetizolim. Qytetari më 18 mars kishte ardhur në RMV nga një shtet me rrezik të mesëm, për çka kishte nënshkruar deklaratën për vetizolim.

“Por të njëjtën nuk e kishte respektuar më 19 mars, kur ishte regjistruar nga zyrtarët policor. Për kryerjen e veprës penale, prokuroria kërkon nga gjykata që të dënohet i akuzuar me para në lartësi 100 gjoba ditore“, deklarojnë nga Prokuroria.

Qytetarët tjerë akuzohen për mosrespektim të kufizimeve për qarkullim gjatë orës policore prej orës 21:00 deri në ora 05:00. Gjithashtu edhe për 14-të qytetarët tjerë prokuroria propozon dënim që arrin vlerën e 2 mijë eurove.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp rikonfirmoi se në RMV ka 18 raste të reja me virusin korona, me të cilët numri i përgjithshëm ka arritur në 219.

LEXO: 219 të infektuar me virusi korona në RMV, 7 janë në gjendje të rëndë shëndetësore
LEXO: Virusi korona, Filipçe: Prej javës së ardhshme do të marrim 500 mijë maska dhe 20 mijë teste
LEXO: Detaje për pacientin e infektuar me virusin korona në Tetovë: Ka qëndruar dy javë në Entin për Rehabilitim në Shkup
LEXO: Punëtorët për të qarkulluar gjatë orës policore të fundjavës, duhet të furnizohen me leje të veçantë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button