Spasovski: Kemi arritur njërën nga dy qëllimet strategjike

Oliver Spasovski, kryeministri i RMV-së e vlerëson si sukses historik anëtarësimin e vendit në NATO, duke theksuar se kjo datë duhet të shënohet me shkronja të arta, transmeton Portalb.mk.

“Sot në Uashington e dorëzuam instrumentin për ratifikimin e Marrëveshjes veriatlantike në Stejt Departamentin në SHBA. RMV-ja edhe zyrtarisht është anëtarja e 30-të në NATO“, njoftoi Spasovski.

Anëtarësimin e vendit në NATO, Spasovski e vlerësoi si realizim të ëndrrës së shumë gjeneratave.

“27 marsi shënohet me shkronja të arta në historinë tonë. Realizuam të parën nga dy qëllimet strategjike”, theksoi Spasovski.

Pas anëtarësimit në NATO, Spasovski e vlerëson RMV-në si faktor për stabilizimin dhe sigurinë në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button