Videoja e ndjekjes që po bën xhiron e rrjeteve, djemtë para e policia pas në Shqipëri

Një video ku dy të rinj përpiqen ti ikin policisë është bërë virale, transmeton OraNews.

Videoja është regjistruar pikërisht rreth orës 16:00 të 24 marsit në zonën e njohur si zona e Çinarit në Shkodër.

Dy të rinjtë kanë vendosur të thyejnë karantinën e të dalin në rrugë. Aty janë pikasur nga makina e policisë e cila i ka ndjekur. Djemtë në përpjekje për ti ikur policisë kthehen nga rruga. Ndërkohë nga makina dalin në dy policë dhe një efektiv ushtrie për ti ndjekur nga pas.

Mësohet së vrapimi nuk i shpëtoi të rinjtë të cilët kanë përfunduar në prangat e policisë.

Pas orës 13:00 është e ndaluar lëvizja në të gjithë Shqipërinë në kuadër të masave shtrënguese për parandalimin e koronavirusit COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button