Pompeo: Më 30 mars para selisë në NATO do të fillojë të valojë flamuri i Maqedonisë së Veriut

Majk Pompeo, sekretari amerikan i shtetit e konfirmoi se RMV-ja ka arritur të përmbyll me sukses procesin e integrimit të vendit në NATO, transmeton Portalb.mk.

“SHBA-ja e pranoi nga RMV-ja instrumentin për integrimin e vendit në NATO, duke u bë anëtarja e 30-të”, deklaroi Pompeo.

Ai theksoi se pas integrimi të RMV-së në NATO, do të ketë siguri dhe stabilitet më të madh në gjithë rajonin.

“Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO paraqet kulmin e përpjekjeve të bëra gjatë shumë viteve nga Qeveria dhe populli i Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në Aleancë”, theksoi Pompeo, duke theksuar se NATO mbetet e hapur për anëtarësimin e gjithë vendeve që I përmbushin standardet.

Flamuri i Maqedonisë së Veriut do të vendoset më 30 mars para selisë së NATO-s.

Ndryshe, Radmilla Shekerinska, ministrja e mbrojtjes në RMV anëtarësimin e plotë të vendit në NATO e vlerëson si fitore historike.

LEXO: Shekerinska: Fitore historike e gjeneratës sonë
LEXO: Pendarovski: Sot në orën 17:30 bëhemi edhe zyrtarisht anëtare e NATO-s
LEXO: Gjuajte artilerike nderi me rastin e pranimit në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button