Shekerinska: Fitore historike e gjeneratës sonë

Radmilla Shekerinska, ministrja e mbrojtjes në RMV anëtarësimin e vendit në NATO me të drejta të plota, e vlerëson si fitore historike, transmeton Portalb.mk,

“Sot gjenerata jonë e shënoi fitoren e parë historike. Data e sodit, 27 marsi është datë që do të futet në librat e historisë sonë. Ajo do të jetë datë e suksesit të parë të madh, ku do të shënohet se më 27 mars të vitit 2020, RMV-ja u bë anëtarja e 30 e aleancës NATO”, deklaroi Shekerinska.

Ajo theksoi se me dorëzimin e Protokollit të NATO-s në Stejt Departamentint në Uashington, si një procedurë e fundit, RMV-ja u bë anëtare me të drejta të plota në aleancën më të fuqishme ushtarake politike.

“U futëm ne ombrellën e sigurisë kolektive që mbron miliarda lugje në botë. Ditën e sodit e kemi pritur thuajse 30 vjet“, deklaroi Shekerinska, pas deponimit të instrumentit final për ratifikim të Marrëveshjes Veriatlantike në Departamentin amerikan.

Ndryshe, procesi i ratifikimit të Protokollit nga shtetet anëtare erdhi pasi që ai fillimisht është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

LEXO: Pendarovski: Sot në orën 17:30 bëhemi edhe zyrtarisht anëtare e NATO-s
LEXO: Gjuajte artilerike nderi me rastin e pranimit në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button