BDI të zgjedh kandidatin e strugës mes Ramiz Merkos dhe Arben Labënishtit

Nga një kompani e specializuar anketuese siç duket për llogari të BDI-së, nëpërmjet telefonit janë anketuar qytetarë të shumtë në Strugë, në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Por ndryshim i kësaj ankete nga të tjerat të zhvilluara më herët është se këtë radhë , u është kërkuar qytetarëve të zgjedhin ndërmjet Ramiz Merkos, dhe Arben Labënishtit, dhe jo për kandidaturat e tjera të propozuara më herët nga strukturat locale të BDI-së, në Strugë.

Ky fakt tregon se tashmë Kryesia e BDI-së, dhe lideri i saj Ali Ahmeti ,do të duhet të zgjedh ndërmjet Ramiz Merkos, kryetarit aktual të Komunës së Strugës, dhe Arben Labënishtit, deputet i Strugës, në Kuvendin e Maqedonisë. Ishin shtatë emra që nga dega e Strugës e BDI-së i’u propozuan Kryesisë qendrore të BDI-së, për tu bërë pjesë e garës së brendshme partiake për kryetar të Komunës së Strugës.

Nominim si kandidatë potencial në strukturat lokale të këtij subjekti politik kanë marr kryetari aktual i Komunës Ramiz Merko,deputeti i zonës Arben Labënishti,ish ministri i Arsimit Aziz Pollozhani.

Nënkryetari i degës Murat Lumani,profesori universitar Ylber Sela, drejtori i Postës rajonale në Ohër Sefulla Hani si dhe aktivisti shumëvjeçar i BDI-së Burim Pollozhani i punësuar në Komunën e Strugës

Lajme të ngjashme

Back to top button