Punëtorët për të qarkulluar gjatë orës policore të fundjavës, duhet të furnizohen me leje të veçantë

Qeveria e RMV-së njoftoi se gjatë orës policore në fundjavë që fillon nga ora 16:00 deri në ora 05:00, punëtorët për të qarkulluar gjatë këtij orarit, duhet të furnizohen paraprakisht me leje të veçanta, transmeton Portalb.mk.

“Punëtorët gjatë kohës së ndalesës për qarkullim mund të udhëtojnë në vendin e punës me leje të veçanta”, deklarojnë nga Qeveria.

Në leje shënohen të dhënat bazë për punëtorin, adresa e vendbanimit dhe punës, emri i kompanisë dhe ndërrimi i punës.

“Lejet e lëshuara nga kompania, nuk duhet të jetë të verifikuara nga Ministria e punëve të brendshme”, njoftojnë nga Qeveria.

Qeveria kërkon nga kompanitë të respektojnë masat e marra për parandalimin e virusit korona.

“Inspektorët janë në terren dhe do të ndjekin respektimin e rekomandimeve”, deklarojnë nga Qeveria.

LEXO: Fabrika në RMV e ndërpreu procesin e punës: Nuk është koha për kalkulime financiare
LEXO: Fabrikat do të punojnë me ndërrime edhe në kohën e orës policore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button