Vasili: Nuk e kemi arritur pikun, numri i kufizuar i testeve e bën të pamundur njohjen e situatës

Në Shqipëri situata e përhapjes së koronavirusit nuk është e njohur. Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një lidhje me skype për RTV Ora sqaroi se kjo ndodh për shkak të numrit të kufizuar të testeve, transmeton OraNews.

Jemi në një situatë që nuk mund të thuhet me siguri dhe garanci shkencore dhe teknike që e njohim më së mirë,. Sepse numri mjaft i kufizuar i testeve e bën të pamundur njohjen si duhet të situatës në territor. Kjo mangësi do të verë në vështirësi sistemin spitalor, që duke mos pasur asnjë parashikueshmëri do ta ketë të vështire që të marrë masat dhe të adaptohet në funksion të situatës së re. 

Duhet të ishin blerë 15 mijë tampone

Shqipëria, tha Vasili, ka pasur mundësinë të merret masa më efikas, për ta përballuar më të sigurt këtë situatë. Ai tha se duhet të ishin krijuar stoqe me të paktën 15 mijë tamponë.

“Sa na takon neve, sinjalet janë dhënë shumë më përpara se pandemia të na prekte. Besoj që duke mëndur që ndoshta do ishte rastësisë nuk do na prekte, ishte një pamundësi që të ndodhte kjo. Qeveria nuk ka bërë atë që është e thjeshtë për ta kuptuar, nuk bleu një stok të rëndësishëm tamponësh, po të kishte blerë 15 mijë tamponë sot, një Shqipëria me 2 milionë e ca banorë dhe me këtë shtrirje të popullatës, do kishte një skenar që në tavolinën e atyre që  drejtojnë situatën, shumë më të shënjestruar për ta përballuar më qetë dhe më me siguri pandeminë”. 

Nuk e kemi arritur pikun

Vasili tha se ende nuk e kemi arritur pikun e përhapjes së virusit.

“Nuk mendoj që e  kemi kaluar pikun, këtë e tregojnë të dhënat, pasi përqindja e rasteve të gjetur në raport me numrin e tamponave të bërë është relativisht e lartë. 

Ne kemi një përqindje vdekshmërie deri tani 4 %. Është një përqindje e lartë, më e lartë sesa vdekshmëria në Kinë. Numri i kufizuar e tamponave vështirëson nxjerrjen e konkluzioneve, qoftë për mundësinë se kur mund të arrihet piku, qoftë për të vlerësuar kur fillon periudha e qëndrueshmërisë, që i paraprin rënies dhe për të parashikuar tendencat e vdekshmërisë. 

Po të kishim një numër tamponësh disa herë më të lartë kjo analizë do të ishte më e lehtë dhe skenari do të ishte më i qartë dhe do ti komunikonim qytetarëve skenarë me qetësues”. 

Vasili u shpreh dakord me masat, të cilat janë të domosdoshme, por theksi se duhet transparencë nga ana e qeverisë.

“Qytetarët kemi dëgjuar nga kryeministri që nga e hëna do të ketë kufizim aq të madh sa do ketë vetëm një pjesëtar të familjes. Por duhet thënë qytetarëve, që për 1,2,3,4 arsye është bërë dhe ky shtrëngim i mëtejshëm sepse kemi vërejtur këto gjerë. Por në rast se ti u thua qytetarëve se gjendjen e kemi sipas parashikimeve, cdo gjë shkon shumë mirë dhe masat shtrëngohen, atëherë qytetarët bëhen me vështirësi aleatëve. Cështja që do nxjerrim policinë, do dënojmë dhe do japim buletinin sa gjoba do ti vemë qytetarëve nuk besoj se është gjuha”. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button