Ministri i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, Matt Hancock, rezultoi pozitiv ndaj virusit korona

Ministri i Shëndetësisë i Britanisë së Madhe, Matt Hancock, njoftoi se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Isha duke shfaqur simptoma të lehta nga koronavirusi. Pas këshillës mjekësore bëra testin dhe dola pozitiv. Deri të enjten e ardhshme do të vetëizolohem në shtëpi”, shkroi ai në Twitter.

Ai bëri të ditur se nga java e ardhshme nëse nuk i përkeqësohet gjendja do të kthehet në zyrë.

Gjatë ditës edhe kryeministri britanik, Boris Johnson rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button