Filloi kthimi i qytetarëve slloven të cilët kishin mbetur në Maqedoninë e Veriut

Me karvan prej dhjetë automobilave filloi kthimi i qytetarëve slloven të cilët kishin mbetur në Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana, transmeton Portalb.mk.

Njerëzit praktikisht ishin ngujuar në Maqedoninë e Veriut pas mbylljes së kufijve për shkak të epidemisë me koronavirusin. Për disa persona është organizuar edhe transport me autobus. Në ndërkohë nga Ministria sllovene e Punëve të Jashtme informojnë se vazhdojnë  me organizimin e fluturimeve  nga vendet evropiane për në Slloveni me qëllim që të gjithë qytetarët e tyre  të cilët duan të mund të kthehen në Slloveni.

Njerëzit të cilët mbrëmë me fluturim special ishin kthyer nga Madridi, i vendosën në karantinë shtetërore 14 ditësh. Të gjithë ishin nga aeroporti Bërnik të transportuar  në një hotel në qytetin Velenje. Akomodimi është donacion për shtetin, sepse hoteli është në pronësi të një kompanie kineze, e njëjta e cila e bleu edhe gjigantin Gorenje  në Velenje.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button