SPB Tetovë: Është kapur edhe një person që nuk respektoi orën policore

Policia e Tetovës në 24 orët e kaluara ka kapur edhe një persona që nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë për lëvizje të kufizuar. Bëhet fjalë për person të gjinisë femëror të moshës 35 vjeçare, ndërsa ka qenë e privuar e privuar nga liria në orën 22 në rrugën “Vonvardarska” në Tetovë. Gjithsej deri më tani 31 persona kanë bërë shkelje të orës policore, njofton Portalb.mk.  

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë u apelon qytetarëve që të respektojnë tërësisht vendimin qeveritar për lëvizje të kufizuar dhe të gjitha masat dhe rekomandimet për ballafaqim me virusin korona.

“Sektori për punë të brendshme Tetovë edhe njëherë qytetarëve, t’ju përmbahen daljeve të panevojshme nga shtëpitë e tyre, sepse mundë ta sjellin në pikëpyetje jetën e tyre, të afërmve dhe familjarëve të tyre, shokëve, kushërinjve, dhe bashkëqytetarëve në përgjithësi.  SPB Tetovë, edhe me një këshillë konkrete deri te të gjithë banorët e rajonit- rrini në shtëpi dhe gjeni mënyrën që të jeni në qetësi më të dashurit tuaj, në këto momente serioze, kur është në pyetje jeta, kurse secila jetë njerëzore është e paçmueshme dhe nuk mund të kompensohet. Ata të cilët kanë nevojë për çfarëdo lloj ndihme nga që lidhen me detyrimet profesionale të SPB Tetovë, se deti më tani mundë të paraqiten në numrin 192”, njoftuan nëpërmjet një kumtese nga SPB Tetovë.

Dje, gjithashtu, SPB në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të tregut, në Tetovë dhe në Reçicë të Madhe kanë zbuluar 3 objekte hotelerie, të cilat kanë qenë të hapura dhe kanë punuar. Lokalet përkohësisht janë mbyllur, kurse kundër pronarëve  do të pasojnë parashtresa adekuate.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button