Rama: Nga e hëna, leje për të dalë nga shtëpia vetëm për një pjesëtar të familjes

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga dita e Hënë do duhet që qytetarët të marrin leje për të dalë nga shtëpia dhe për të kryer blerje apo për të marrë shërbimet e nevojshme.

Përmes një aplikacioni, do të bëhet e mundur që vetëm një pjesëtarë i familjes të marrë leje për të lëvizur prej orës 05:00 deri në 13:00.

“Gati aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar!

Njësoj si javën e shkuar, nga ora 13.00 nesër deri të hënën 05.00 të gjithë në shtëpi dhe të gjithë qepenat mbyllur!

Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes.

Pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button