RMV, KRE: Tarifa e lirë nuk është e mundur, faturat e rrymës do të paguhen në këste

Faturat e rrymës për mujin mars, prill dhe maj, qytetarët do t’i paguajnë në këste. Komisioni Rregullator i Energjetikës, në bashkëpunim me kompanitë e energjetikës, po bën analiza dhe kërkon mënyrë se si t’u mundësoj qytetarëve që këto fatura t’i paguajnë në periudhë prej më shumë muajve.  Këtë e ka thënë për Faktor numri një i KRE, Markor Bislimovski, transmeton Portalb.mk.

Momentalisht nuk dihet sa në sa këste do të realizohen pagesat, por po bëhen përpjekje që ato të jenë në numër të mjaftueshëm dhe të volitshme për qytetarët, ndërsa nëse kriza zgjat, është e mundur që të vlejë edhe për muajt e ardhshëm.

Gjithashtu, numër i madh i qytetarëve që kanë qenë të përjashtuar nga furnizimi me rrymë elektrike, për shkak të borxheve të papaguara, tani në këtë periudhë do të kyçen, me qëllim që sa më lehtë të tejkalojnë krizën, veçanërisht kategoritë e rrezikuara.

Mundësia për pagesë në këste, vjen si përgjigje ndaj iniciativave të shumta të qytetarëve, që kanë kërkuar të paguajnë rrymën sipas tarifës së lirë gjatë tërë ditës. Por, Bislimovski tha se vendosja e tarifës së lirë nuk është e mundur për disa arsye.

“Që të vendoset tarifa e lirë, duhet të ndërrohen rreth 650 mijë matës të energjisë elektrike. Për atë, të punësuarit e Elektrodistribuimit duhet të dalin në terren dhe t’i ndërrojnë ato. Sepse, ne nuk kemi dirigjues që t’i ndërrojmë matësit e rrymës, ajo nuk bëhet nga zyra. Ndërsa, është fakt se rreth 200 mijë matës të rrymës janë brenda shtëpive, përkatësisht në korridore apo në oborret e shtëpive të tyre, që do të thotë se është i domosdoshëm kontakti me ato qytetarë. Kemi biseduar me autoritetet shëndetësore se a duhet ta bëjmë këtë dhe prej aty thanë se ajo do të ishte një “bombë e vërtetë e kurdisur”, përkatësisht shumë rrezik nga aspekti i përhapjes së virusit korona, sepse duhet të shkohet në çdo shtëpi”, sqaroi Bislimovski.

Ai tha se tani po përhapet një iniciativë e re, ndërsa ajo është që të mos ndërrohen matësit e rrymës, por e gjithë rrymë, në mënyrë automatike, të paguhet sipas tarifës së lirë. Por, duhet të merret parasysh momenti ekonomik.

“Në këtë moment pagesa e faturave të rrymës është vetëm 30%. Gjithashtu, janë ulur edhe të ardhurat e MEPSO-s dhe ELEM-it. Te MEPSO vetëm në kuartalin e parë, janë ulur të ardhurat për 3,5 milionë euro nga kapaciteti transmetues ndërkufitar, sepse edhe vëllimi i tregtisë ka rënë në tërë rajonin. Ndërsa, ELEM-i, nuk mund të realizoj të ardhura nga shitja e tepricës, sepse është ulur edhe kërkesa, kështu që nëse vitin e kaluar të ardhurat në këtë segment kanë qenë 8 milionë euro, tani janë zero”, tha Bislimovski.

KRE ka bërë analizë sipas së cilës, nëse vendoset tarifa e lirë, fatura mujore te një amvisëri do të ulej për 400 denarë, ndërsa harxhimet e gjithë sistemit energjetikë nga sjellja e tarifës së lirë për tërë ditën është rreth 5.5 milionë euro.

“Ato para mund të sigurohen përmes buxhetit të shtetit, ndërsa e dijmë se në çfarë situatë kritike është buxheti, sepse nevojiten mjete para së gjithash, për sistemin shëndetësor, por edhe për ndihmë të ekonomisë dhe parandalimit të krizës ekonomike. Apo, opsioni i dytë do të ishte të rritet çmimi i rrymës në periudhën e ardhshme, pasi të kaloj kriza e koronës. Sepse, këto humbje nga 5.5 milionë euro do të duhet të paguhen prej diku. Gjithashtu, kur të kaloj kriza dhe kur kompanitë të fillojnë të punojnë, nuk guxojnë të vendosen në situatë që të kenë ndërpreje me energji elektrike”, sqaroi Bislimovski.

Ai shtoi se, autoritet e energjetikës tani udhëhiqen nga puna kyçe, ndërsa ajo është që në gjithë këtë periudhë të mbahet sistem stabil i energjetikës dhe të mos ketë ndërprerje, përkatësisht të sigurohet furnizim i rregullte dhe i vazhdueshëm me rrymë për konsumatorët.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button