Qeveria organizon “Ditën e ideve”

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në suaza të angazhimeve për participim aktiv të qytetarëve në procesin e krijimit të politikave dhe funksionim më të mirë të shoqërisë dhe institucioneve shtetërore, sot vazhdon me realizimin e projektit “Dita e ideve”.

Qëllimi i projektit është të inkurajohen qytetarët e Maqedonisë përmes parashtrimit të ideve të dobishme, propozimeve, projekteve dhe masave nga të gjitha sferat e jetesës shoqërore, drejtpërdrejtë të marrin pjesë në realizimin e politikave qeveritare, duke kontribuar në atë mënyrë në përmirësimin e situatave në të gjitha segmentet e jetesës së përditshme dhe veprimit.

Në hapësirat e Qeverisë në periudhën prej orës 13 deri në orën 17 do të jenë të pranishëm kryetari i Qeverisë, Nikolla Gruevski dhe të gjithë ministrat, të cilëve qytetarët drejtpërdrejtë do të mund t’ua prezantojnë idetë e tyre, propozimet, masat dhe projektet, raporton alsat-m.

Projekti “Dita e ideve” do të realizohet edhe në të gjitha qytetet në shtet në periudhën prej orës 13 deri në orën 17 në postblloqe të vendosura nga ana e ministrive resore në sheshet kryesore të qyteteve, në të cilat qytetarët do të kenë mundësi t’i prezantojnë idetë dhe propozimet e tyre.

Në sheshet e qyteteve për këtë qëllim do të vendoset edhe kuti postale, ku qytetarët do të kenë mundësi që propozimet dhe idetë t’i dorëzojnë në formë të shkruar.

Me projektin “Dita e ideve”, qytetarëve u jepet mundësi me propozimet dhe idetë e tyre aktivisht të marrin pjesë në realizimin e politikave dhe në këtë mënyrë drejtpërdrejtë të kontribuojnë për përmirësimin e jetesës shoqërore

Lajme të ngjashme

Back to top button