“Dora e dhënë” e VMRO-DPMNE-së për menaxhimin me virusin korona është spin me shije populiste

Pjesa e madhe e propozimeve të VMRO-DPMNE-së si “dorë e dhënë” ndaj qeverisë për menaxhimin me virusin e rrezikshëm korona, janë ose jo të pazbatueshme ose pa logjik për zbatim dhe alibi e mundshme që nesër të thuhet – ne ju ofruar ndihmë, por nuk ka dëgjuan… Përfundimisht, kur po “jepet dorë”, përse VMRO-DPMNE nuk propozoi partitë të tërhiqen prej financimit të buxhetit për periudhë të caktuar, përfshirë këtu edhe paraqitjen e paguar medial gjatë kohës së zgjedhjeve, që arrin shifrën prej një milion euro?, shkruan Vërtetëmatësi.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski doli me propozim te Qeveria për serinë e masave të marra, ku shihet spin, gjegjësisht e vërtetë e shtrembëruar:

Spin: Kjo është dora e dhënë për ndihmë. VMRO-DPMNE ofron mbështetje të plotë dhe ndihmë ekspertësh të ekipit të mjekëve që janë pjesë e komisionit tonë për shëndetësi dhe njohuri nga fusha e ekonomisë për menaxhimin e pasojave nga virusi korona…

[Burimi: VMRO-DPMNE– H. Mickoski – data: 13.03.2020]

Kundërspin:

Kryetari i partisë opozitare Hristijan Mickoski, pas takimit të mbrëmshëm të liderëve, me çka bisedohej për gjendjen me virusin korona në vend, sot doli me spinim për “dorën e dhënë” ndaj qeverisë për menaxhimin me situatën. Ky është spin sepse oferta për seri të masave urgjente që duhet t’i ndërmerr Qeveria, dhe të cilat kanë të bëjnë me qytetarët dhe ekonominë, janë të pazbatueshme ose nuk ka logjik për zbatim. Ja një pjesë e masave të cilat i vlerësojmë si të tilla:

  • shteti, gjegjësisht qeveria të sigurojë maska pa pagesë dhe doreza për qytetarët.
  • ndihmë financiare të njëhershme dhe mjekim të plotë për të sëmurët me virus
  • propozojë ngrirjen e detyrimeve të kompanive ndaj shtet, puna e të cilëve është prekur nga ngjarja me virusin korona
  • ngrirja e detyrimeve të kompanive dhe dhënësve të huave për muajin mars, puna e të cilëve është rënduar me gjendjen e virusit korona
  • shteti, gjegjësisht qeveria të ndërmerr detyrime për muajin mars që të anulojë dhe paguaj interesin e qytetarëve dhe ekonomisë ndaj bankave

Në fund të masave Mickoski thotë se “këto janë masat ekonomike të cilat i propozojmë që menjëherë tani të muajin mars, pas shpalljes së gjendjes së krizës nga ana e qeverisë”!

Të nisim, për shembull, nga masat e qeverisë që të sigurojë për të gjithë qytetarët maska dhe duar papagesë. Së pari është e pamundur për TË GJITHË, sepse sa palë do të duhet të ju sigurojë dhe për sa banorë në Maqedoni? Së dyti, ekspertët tashmë sqaruan se maskat janë të rekomandueshme vetëm për të sëmurët, ndërsa të rrezikshme për personat e shëndosh.

Ose për shembull, masa ndihmë financiar dhe mjekim pa pagesë…Mjekimi në parim edhe ashtu është papagesë, por ndihmë të njëhershme financiare për të sëmurët? Edhe sipas cilit parim dhe si? A duhet edhe mjekja që ka bërë ski në malet Dollomite duhet të merr ndihmë financiare?

Rreth propozimit për ngrirjen e detyrimeve të kompanive që janë të goditura dhe ndaj bankave dhe ndaj shtetit…Sa i përket shtetit, kjo mund të bëhet edhe në afat më të shkurtër dhe të mesëm, por vetëm pas një llogaritjeje të detajuar nga gjendja me virusin korona?

Nëse shteti duhet të ngrijë detyrimet edhe të kompanive më të mëdha të cilat merren me prodhimin e derivateve të naftës, të cilat mund të ankohen se janë më të goditura, sepse me rënien e papritur të çmimit të naftës në tregun botëror, bien edhe çmimet e derivateve, dhe me këtë edhe të ardhurat e kompanive? Por, jo vetëm, ato por bien edhe të hyrat e shteti nga shitja…

Sa u përket bankave, nuk ekzistojnë kushte që shteti të ju jap urdhër çka të bëjnë bankat, por mund të propozohet.

Çka mund të thuhet për këtë propozim: shteti gjegjësisht qeveria të ndërmerr detyrime për muajin mars që të anulojë dhe të paguaj interesin e qytetarëve dhe ekonominë ndaj bankave dhe huamarrësve. 

A mund të thotë edhe se i person që kupton shumë pak anën të hyrave-të dalave të buxhetit se kjo masë është e zbatueshme, dhe të mbetem para në buxhet për sistemin shëndetësor së pari, dhe për arsimin dhe ndihën sociale së dyti, dhe më pas të zbatohet në gjithçka tjetër që ka kuptimin e detyrimit të shtetit.

Në fund, kur po “jepet dorë”, përse VMRO-DPMNE nuk propozoi partitë të tërhiqen prej financimit të buxhetit për periudhë të caktuar, përfshirë këtu edhe paraqitjen e paguar medial gjatë kohës së zgjedhjeve, që arrin shifrën prej një milion euro?

Për shkak të asaj që u tha më lartë, mund të vlerësohet se një pjesë e madhe e propozimeve të VMRO-DPMNE-së janë të pazbatueshme, populsite, dhe më tej konstatimi se bëhet fjalë për dorën e dhënë për ndihmë e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button