Kujdes ku i hidhni mbeturina nëse jeni në vetëizolim ose karantinë

Mbi 10.000 qytetarë gjenden në vetëizolim ose karantinë në vendin tonë. Numri i personave të cilëve u janë përcaktuar këto masa rritet çdo ditë, kurse me ata edhe përkujdesja për menaxhim me hedhurinat që këta qytetarë i bëjnë. Nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor kanë dalë me rekomandime për mënyrën e të hedhurit të mbeturinave për personat që janë në karantinë ose vetëizolim, shkruan Meta, përcjell Portalb.mk.

Mbeturinat personale, siç janë pecetat, leckat për pastrim për një përdorim, maskat dhe dorashkat, patjetër ësthtë të hidhen në mënyrë të sigurt në thasë mbeturinash për një përdorim. Këto thas duhet të mbushen më së shumti deri 2/3 e kapacitetit të tyre, të futen në thasë të dytë dhe të mbyllen mirë dhe pastaj do të jenë të sigurta për të hedhur në kontejnerin e zakonshëm për mbeturina të shtëpisë. Mbeturinat tjera në shtëpitë në të cilat ka nga një anëtarë në vetëizolim ose karantinë mënjanohen në mënyrën e zakonshme.

Nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor u sugjerojnë ndërmarrje publike komunale, punonjësve komunal dhe grumbulluesve të mbeturinave që është e domosdoshme të mbahet përgatitje mbrojtëse gjatë kontaktit me kontejnerët. Krahas mbajtjes së maskave dhe dorashkave mbrojtëse, duhet të aplikohet procedura paraprakisht e prezantuar për largim të përgatitjes mbrojtëse nga ana e të gjithë atyre që e përdorin gjatë punës tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button