BE-ja do të negociojë me Maqedoninë me karotë më të madhe dhe me shkop më të madh

Këshilli i BE-së sot duhet ta konfirmojë vendimin e para dy ditëve të Këshillit të BE-së për punë të përgjithshme (GAC) Maqedonia t’i fillojë negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me atë, Komisioni Evropian fiton detyrë për të përgatitur kornizë negociatash për vendin, kurse momenti i tretë në fillimin e negociatave sipas zëvendës kryeministrit për eurointegrime Bujar Osmani, është përcaktimi i ditës kur do të mbahet konferencës ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe BE-së, me çka formalisht fillojnë negociatat, shkruan Meta, transmeton Portalb.

Negociatat do të zbatohen sipas metodologjisë së reviduar e cila parasheh detyra më konkrete, shpërblime më të mëdha për reformat, por edhe dënime më të rrepta për vonesë ose mos përmbushje.

– Dje ne morëm vendim për fillim të negociatave, diçka që nuk mund të bëhej në 15 vitet e kaluara. Sipas paralajmërimeve që i kisha më herët, para pandemisë, plani për ne ishte konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet diku në qershor. Pasi tani Këshilli i ka dhënë mandat komisionit të bën kornizë negociatore, e njëjta duhet të miratohet dhe të mbahet konferenca ndërqeveritare në të cilën unë si shef i delegacionit do të jem i pranishëm në Bruksel pranë vendeve anëtare dhe do t’i prezantoj pozicionet – deklaroi Osmani dhe ka shtuar që për shkak të pandemisë nuk është e sigurtë kur dhe si do të realizohet seanca e parë ndërqeveritare.

Vendimi politik për fillim të negociatave dje është sjell nëpërmjet lidhjes për telekonferencë të GAC, këshill i përbërë nga ministrat për punë të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së, kurse prandaj Këshilli përkohësisht i ka ndryshuar rregullat dhe procedurat për punën e vet. Nëpërmjet video-lidhjes u mbajt edhe seancë e parlamentit spanjoll në të cilën është bërë ratifikimi i fundit i duhur i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Osmani ka thënë që ekipet e negocimit mund shpejtë të ristrukturohen për punë sipas metodologjisë së re, përkatësisht në vend që sipas kapitujve, t’i zhvillojnë negociatat sipas klasterëve.

Kornizën e negociatave që do ta paraqet Komisioni Evropian për Maqedoninë do të jetë e para sipas metodologjisë së re, të reviduar për negociata për anëtarësim në BE, që është pranuar në fillim të shkurtit. Krahas grupimit të 33 kapitujve në gjashtë klasterëve, metodologjia parasheh edhe masa stimuluese, por edhe “represive” për vendin kandidat, përkatësisht shpërblime dhe dënime për plotësimin përkatësisht mosplotësimin e saj për reformat e hartuara.

Negociatat mund të ndalen, kapituj të mbyllur mund të hapen sërish, fondet mund të zvogëlohen, kurse anëtarë të caktuar mund edhe ta pengojnë qasjen e ndonjë vendi-kandidat në tregjet e tyre nëse nuk i plotëson detyrat nga negociatat, që tani duhet të jenë shumë më konkrete dhe me afate të përcaktuara. Në të kundërtën, nëse kandidati demonstron përparim të mire, fiton qasje më të madhe në fonde dhe volitshmëri tjera.

Sipas Komisionit Evropian, metodologjia e re, e reviduar mundëson qasje më të ekuilibruar në negociatat kurse edhe më forte e thekson rëndësinë e reformave themelore. Sundimi i të drejtës, kurse një nga shembujt është edhe lufta me korrupsionin, që tani është e theksuar në të gjithë kapitujt. Më i forte është edhe fokusi në bazat e funksionimit të institucioneve demokratike, reformat në administratën publike dhe në reformat ekonomike. Progresi në reformat themelore e përcakton rrjedhën e tërë procesit të negociatave.

Reforma e administratës publike, me metodologjinë e re fiton rëndësi të barabartë me kapitujt tjerë themelor – sundimi i të drejtës dhe kriteret ekonomike.

Ndryshimet në metodologjinë, sipas KE-së duhet ta përmirësojnë procesin e negociatave nëpërmjet grupimit të kapitujve, kritere më të qarta dhe menaxhim më të fortë politik me procesin. Qëllimi, ka theksuar Komisioni, është t’u ndihmojë vendeve më shpejtë t’i zbatojnë reformat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button