Sugareski: Është gënjeshtër se Qendra e Shëndetit Publik në Prilep ka paralajmëruar të pranishmit në një aheng se janë të infektuar potencial

Dikush po luan me shëndetin përmes lajmeve të rreme.Gënjeshtër e rëndë është se Qendra e Shëndetit Publik në Prilep ka paralajmëruar të pranishëm në një aheng në “Porta” se janë të infektuar potencial me virusin dhe duhet të vetëizolohen, ka shkruar dje në profilin e tij në fejsbuk ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, njofton MIA, përcjell Portalb.mk.

Ai sqaron se nëse bëhet fjalë për të vërtetë, menaxherët e “Portës” të parët do të publikonin se ekziston rrezik për shëndetin e vizitorëve, si faktorë me përgjegjësi shoqërore, me fytyrë të pastër dhe nderë.

“Ata po përhapin panik në Prilep dhe po bëjnë llogaritjet partiake, derisa të gjitha kapacitetet shtetërore dhe shoqërore janë angazhuar të merren me pandeminë e Kovid 19. Më dëgjo mirë! Ju mund të më kritikoni sa dëshironi, unë jam funksionar publik i paguar me paratë e popullit dhe është detyra ime të duroj kritika të pabaza dhe të mbroj veten për aq sa di dhe mundem, por mos prekni familjen time, që nuk është as fajtore e as e nuk ka borxh për aktivitetet e mia politike”, potencoi Sugareski.

Kjo pandemi, shtoi ai, një ditë do të përfundojë, si edhe karrierat politike dhe do të vijë koha të shihemi në sy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button