Pse për gratë e dhunuara, kjo periudhë e qëndrimit në shtëpi është një makth i keq?

Të gjithëve na duket si një ëndërr, qëndrimi bashkë në shtëpi për orë dhe ditë të tëra! Për shkak të karantinimit, që tashmë ka prekur botën mbarë, “izolimi” në shtëpi ka ndalur ritmin frenetik të përditshmërisë, duke na sjellë më pranë familjes, më pranë të dashurve të zemrës, gjë që pak javë më parë as nuk mund të ëndërrohej!

Zgjimet herët me alarmin e orës, puna, angazhimet e përditshme, takimet, pastaj familja dhe e gjithë koha në dispozicion të saj, deri kur mbrëmja mund të të gjente me sytë kapitur në divan, për shkak të lodhjes e stresit të ditës ishin stili i jetës për shumë prej nesh. Sot, panorama është krejt tjetër!

Qëndrimi në shtëpi në këtë situatë të pandemisë globale është një detyrim dhe një domosdoshmëri, ndërsa Covid-19 zgjerohet në mënyrë të egër më shpejt se kurrë edhe në vendin tonë.

E nëse për shumëkënd, karantina ka ardhur bashkë me të gjitha benefitet e saj sa i takon kohës së shpenzuar me prindërit, fëmijët, bashkëshortin(sepse asnjë anë tjetër pozitive nuk mund të ketë kjo situatë), për një kategori grash nuk ndodh kështu, fatkeqësisht! Këto orë e ditë izolimi për këto gra, që janë viktima të dhunës çnjerëzore nga partnerët e tyre i bëjnë ato krejt të pambrojtura. Ne i referohemi grave të dhunuara, por edhe atyre burrave që shkaktojnë plagë të pashlyeshme në trupin dhe shpirtin e tyre.

Luftë kundër koronavirusit, por edhe luftë kundër dhunës ndaj grave!

Një gjë është e sigurtë: shtëpia që për shumë prej nesh përfaqëson vendin e sigurt për të qëndruar e për të na mbrojtur, për këto gra përfaqëson makthin më të keq. Situata është komplekse dhe rënia e telefonatave për ndihmë në qendrat e specializuara për dhunën ndaj grave, sidomos në javët e fundit tregon se ato po ndajnë gjithë kohën me abuzuesit e tyre dhe ato nuk janë në gjendje të kërkojnë ndihmë. Edhe pse linjat telefonike kanë mbetur aktive dhe ato janë gjithmonë të disponueshme edhe përmes WhatsApp-it është gjithnjë e më e vështirë për një grua të lidhet me strukturat mbështetëse dhe kur kërkesa për ndihmë nuk arrin në kohë, media është e detyruar të ndërgjegjësojë për situata dramatike, kur është tepër vonë.

Sepse nëse nga njëra anë thirrjet kanë rënë, nga ana tjetër dhuna brenda shtëpisë është konstante gjë që nuk tregon asnjë shenjë ndalese. Shtëpia për viktimat janë një kurth pa rrugëdalje.

Thirrja në numrin kombëtar të ndihmës ose zbatimi i ligjit mbetet e vetmja gjë që duhet bërë për këto gra. Të gjitha qendrat e anti dhunës duhet t’i vijnë në ndihmë kësaj kategorie të shoqërisë, ndërsa ato mund të telefojnë qendrat e ndihmës ndoshta kur nxjerrin qenin poshtë shtëpisë ose kur hedhin plehrat.  Sepse asnjë nga këto gra nuk duhet të mbetet vetëm!/ Revista Class

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button