Greqi, katër viktima të reja nga virusi korona

Në 24 orët e fundit në Greqi edhe katër persona kanë vdekur nga koroanvirusi i ri, me ç’rast në vend, janë regjistruar 26 raste të vdekjes dhe gjithsej 892 persona të infektuar me Kovid-19, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina., transmeton Portalb.mk.

Përfaqësuesi i koronavirusit nga Ministria greke e Shëndetësisë, profesori epidemiolog Sotiris Ciodras, në pres konferencën e sotme të rregullt kumtoi se 71 raste të reja janë regjistruar në vend, 54 qytetarë janë të lidhur në aparate , ndërsa 42 u lëshuan nga spitali. Nga 26 personat e vdekur, me përjashtim të njërit, të gjithë kishin probleme shëndetësore.

 Profesori theksoi se virusi mund të jetë serioz edhe tek të rinjtë, duke e përmendur situatën e djeshme me vdekjen e profesorit gjerman 42-vjeçar i cili po qëndronte në ishullin e Kretës. Ciodras tha se te profesori nga Gjermani ishte paraqitur një emboli pulmonare, “një ndërlikim që kohët e fundit u lidh me infeksionin me virusin e ri”, por edhe shtoi se bëhet fjalë për një rast që rrallë paraqitet.

Sa i përket masave të qeverisë, Ciodras tha se në këtë moment, ndërprerja do të ishte katastrofale dhe do ta përhapte virusin, por gjithashtu komentoi se rrjedha e Greqisë nuk ishte si ajo e Italisë. “Rrjedha e epidemisë së virusit në vend do të varet nga masat dhe respektimi i tyre. Tani për tani nuk ka shenja për rritje drastike. Në asnjë rast rreziku nuk ka tejkaluar. Ne jemi akoma në betejë, të mos them fillimin e betejës”, tha Ciodras.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Hardalas, pres konferencën e sotme tha se 5.824 qytetarë që janë ose kontakte të rasteve të konfirmuara ose kanë mbërritur nga jashtë janë nën karantinë shtëpiake, ndërsa prej tyre 825 tashmë e kanë përfunduar izolimin shtatë ose 14-ditor. Nga 1.116 kontrollet e kryera mbi personat që duhet të jenë në izolim në shtëpi, 92 ishin jashtë shtëpive të tyre dhe u gjobitën me nga 5.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button