fbpx

High Fidelity, një ditë të gjithë duhet të rritemi

Vjen një kohë që e kupton se më nuk je fëmijë. Çfarë do bësh?

Portalb këtë javë ua rekomandon librin High Fidelity nga Nick Hornby.

Robi, është tridhjetepesë vjeçar, pronar i një shitoreje për muzikë në një rrugicë të Londrës. Pasi e braktis Laura, e dashura me të cilën mendonte të kalonte jetën, ai ndjehet tejet i çorientuar. Sikur frikohet nga e ardhmja dhe është i bindur që e ka të shkruar në jetë ta braktisin femrat. 

Qëndrimet e tij sillen vetëm rreth rang-listave të cilat i krijon dhe shtjellon me dy kolegët e tij në punë njashtu fanatikë të muzikës: 5 filmat e preferuar, 5 këngët më të bukura të dashurisë, 5 ndarjet më të vështira e kështu me radhë. Libri ka një humor tejet të veçantë që buron nga vetë protagonisti.

Rob për një çast fillon t’i rikujtojë dashuritë e jetës. Janë pesë dashuritë e tij më mbresëlënëse dhe kështu vendos qe t’i ri-kontaktoje ato. Për disa  javë do të udhëtojë më shumë se sa kishte udhëtuar në 15 vitet e fundit. Por cili do të jetë përfundimi i këtij udhëtimi?

Ky kthim në të kaluarën do të zgjojë tek Robi shumë pyetje. Vazhdimisht krahason jetën e tij me të tjerëve dhe rezultati i këtij krahasimi është gjithmonë i njëjti – ai ka mbetur adoleshent. 

“Seksi është pak a shumë e vetmja gjë që di ta bëj si te rriturit – e çuditshme pra, pse është po e njëjta gjë që më bën të ndjehem si një fëmijë 10 vjeçar” thotë në një rast Rob.

Por vjen koha kur ai duhet të sjell vendime dhe nuk mund të vazhdojë të luajë rolin e fëmijës. Mbase një prej mesazheve të librit është se jeta ndonjëherë nuk na jep opsione të hapura për të zgjedhë, por duhet të sillen vendime dhe te jetohet me to.

Autori është Nick Hornby nga Anglia. Përpos High Fidelity ai është i njohur edhe me novelën About A Boy si dhe për memoarin e tij për futbollin Fever Pitch.  Në shkrimet e tij mund të shohim se shpesh flet për muzikën, sportin dhe për natyrën posesive dhe të çorientuar të protagonistëve të tij. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button