Ju kanë vjedhur të dhënat personale? Këto janë 6 aplikacionet që duhet t’i fshini menjëherë

Nuk është sekret që disa aplikacione mund të zënë hapësirë apo të harxhojnë baterinë e telefonit tuaj. Por ka dhe nga ato raste, kur në mënyrë automatike, aplikacionet mbledhin të dhënat e kartës së kreditit ose shpërndajnë informacionin tuaj personal, shkruan revista Class

Dhjetëra aplikacione të rrezikshme shfaqen në treg çdo ditë, aq shumë sa as Google Play ose App Store nuk mund t’i gjurmojnë menjëherë. Pra, siguria e pajisjes dhe informacionit privat është kryesisht në duart tuaja. Kjo është lista e aplikacioneve që duhet t’i hiqni qafe sa më shpejt të jetë e mundur.

  1. Free Games (Lojëra Falas)

Zvillimi i lojërave kushton shumë para, por edhe mund, prandaj nëse gjeni një lojë falas, kujtoni se prodhuesit kanë shpenzuar edhe për advertorialin (add/reklama që dalin gjatë lojës). Por ekziston mundësia që t’ju marrin edhe informacionet personale. Pra, nëse doni të shkarkoni një aplikacion lojërash, sigurohuni që është e njohur ose lexoni marrëveshjen me përdoruesin.

  1. Aplikacionet e karikimit të shpejtë

Ka aplikacione të panumërta që ju premtojnë përshpejtimin e karikimt të telefonit tuaj. Fakti është se asgjë nuk mund ta karikojë më shpejt telefonin seç lejohet tek ‘settings’. Këto aplikacione kanë advertoriale (reklama) të panumërta që mund të shfaqen edhe nëse ekrani i telefonit është i kyçur.

  1. Aplikacionet e WiFi-së

Bëni kujdes me aplikacionet që ju japin hartën e WiFi-së, sepse është zbuluar se disa prej tyre mund të vjedhin edhe informacionin e kartës së kreditit.

  1. Aplikacione për muzikën nga prodhues të panjohur

Përveç rënies së baterisë, zënies së memories dhe advertorialeve (reklamave) të shumta, aplikacionet e muzikës mund të jenë të dëmshme, sepse mund të bartin viruse dhe kode hakerimi që kopjojnë informacionin tuaj.

  1. Aplikacionet për vendndodhjen

Këto aplikacione, jo vetëm ju shkarkojnë baterinë, por edhe mund t’ju përdorin ose shesin informacionet personale. Aplikacione e navigimit, aplikacionet e shpërndarjes, lojërat si Pokémon Go dhe madje edhe disa aplikacione të mediave sociale mund të gjurmojnë vendndodhjen tuaj. Prandaj, bëni një pushim dhe shihni se cilat aplikacione kërkojnë akses të vendndodhjes tuaj.

  1. Aplikacione me probleme të privatësisë

Ka shumë aplikacione që ju kërkojnë të kenë akses në numrin tuaj të telefonit, të kontakteve, të mesazheve, fotove, vendndodhjes etj. Shumë aplikacione të mediave sociale kanë akses në të dhënat tuaja kur ju nuk e dini fare diçka të tillë. Prandaj, kushtojini shumë vëmendje instalimit të aplikacioneve që kërkojnë akses në të dhënat tuaja personale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button